LAJMI I FUNDIT:

​Kadri Veseli: Sot shqiptarët janë zotër të fatit të tyre

​Kadri Veseli: Sot shqiptarët janë zotër të fatit të tyre

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, sonte ka organizuar pritje për nder të 106 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Me këtë rast, ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e flamurit.

“Është tepër e vështirë për të bërë një festë në Kosovë që quhet festë e flamurit, pasi e gjithë Kosova do të duhej të ishte këtu. Festa e Skënderbeut që për herë të parë solli flamurin, vazhdojmë me flamurin e Ismajl Qemajlit dhe vazhdojmë me të paharruarin Adem Jashari”, tha ai.


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se 28 Nëntori është një ditë e shenjtë për të gjithë shqiptarët.

“28 Nëntori pa dyshim që është një ditë e shenjt për të gjithë shqiptarët. Përmban identitetin e një populli, i cili ndër shekuj nuk hoqi dorë nga ëndrra për liri. Historia ndër vite ka ditur të jetë e ashpër për ne shqiptarët, por ne ditëm. Sot shqiptarët janë zotër të fatit të tyre, integrimi euroatlantik i shqiptarëve është shumë më shumë se kaq. Ne besojmë në vlerat perëndimore dhe ne duam që këto vlera t’i kemi të përbashkëta me fqinjët tanë, të cilët i respektojmë dhe duam të respektohemi njësoj”, tha ai.

Kurse, kyreministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur se më 17 shkurt 2018 me vullnetin tonë, jemi deklaruar popull i lirë dhe kushdo që nuk pajtohet me këtë, është faji i tij.

“Ka pas pyetje, ka dhe do të ketë pyetje për shqiptarët. Edhe ne ndonjëherë shtrojmë pyetje për ne. Por një përgjigje e dha Skënderbeu dhe ka plot të tjerë që dhanë këtë përgjigje. Më 17 shkurt 2018 me vullnet tonë jemi deklaruar popull i lirë, kushdo që nuk pajton me këtë është faji i tij. Asnjëherë nuk ndërrojmë nga ajo që flasim shqip dhe shqip urime”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Taravari: Nëse Kosovës i merret një copë tokë mund të jetë shkak i fillimit të një konflikti të madh

Taravari: Nëse Kosovës i merret një copë tokë mund të jetë shkak i fillimit të një konflikti të madh

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Sot pritet të nisë numërimi i votave nga diaspora

Sot pritet të nisë numërimi i votave nga diaspora

Lajme
Kalo në kategori