Kreu i Partisë Laburiste britanike, Jeremy Corbyn kërkon të rrëzojë me votë mosbesimi kryeministrin aktual britanik, Boris Johnson, për të penguar kështu në minutën e fundit një Brexit pa marrëveshje.
Në një letër drejtuar krerëve të partive opozitare dhe disa deputetëve me ndikim të konservatorëve, ai kërkon që të mbështetet një qeveri e përkohshme nën drejtimin e tij.
Kjo qeveri do të kërkojë menjëherë zgjedhje të parakohshme dhe një referendum të dytë për daljen nga Bashkimi Evropian, shkruan ai.
Shumica e politikanëve britanikë kërkojnë një dalje me marrëveshje nga BE. Kreu i socialdemokratëve britanikë, pret që në krah të tij të dalin edhe shumë kritikë të tij, po qe se koha e tij si kryeministër do të ishte e kufizuar.
“Prioriteti ynë duhet të jetë, që të punojmë së bashku në parlament, që të pengojmë një Brexit –pa marrëveshje”, thuhet në letrën e Corbyn.
Sipas tij nga vota “Jo” e britanikëve në vitin 2016, nuk lexohet ndonjë mandat për një dalje pa marrëveshje. “Prandaj planifikoj që të kërkojmë një votë mosbesimi, në momentin që do të jemi të sigurt për një sukses të saj”.
Nëse vërtet vota e mosbesimit arrihet në parlament dhe ka sukses, atëherë kreu i mandatuar i qeverisë ka dy javë kohë të krijojë një qeveri të re. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë automatikisht kalohet në zgjedhje të parakohshme.
Por ato nuk mund të zhvilloheshin dot para datës 31 tetor, që Boris Johnson e parashikon si datë të daljes nga BE edhe pa marrëveshje në rast nevoje.
Nga ana tjetër nuk është e sigurt, nëse propozimi i Corbyn arrin të mbledhë përkrahës aq sa duhet. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kina paralajmëron se është e gatshme për "çfarëdo lloj lufte" me SHBA-në - pasi Trump vendosi tarifat tregtare

Supremja 'godet' administratën Trump - urdhëron t’i zhbllokojë pagesat për ndihmat e huaja

Ukraina dhe SHBA bien dakord për të zhvilluar një takim të ri

As Trump nuk po mund të ndal ngritjen e çmimit të vezëve - Sekretarja e Bujqësisë ka një zgjidhje për këtë

Pesë krimet më të rënda të luftës që Rusia dyshohet t’i ketë kryer në Ukrainë

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi