Ish- gjyqtarja e Gjykatës Komunale Shemsije Sheholli, pretendon se ndaj saj është bërë një padrejtësi e madhe.
Gjyqtares Sheholli, Gjykata e Apelit ia ka vërtetuar dënimin e shkallës së parë, prej 8 muaj burgim me kusht, në rastin e pronave ku i përfshirë ka qenë edhe Nuhi Uka ish- kryetari i Gjykatës Komunale në Prishtinë.
Sheholli thotë se ndaj saj është bërë padrejtësi pasi që aktgjykimin të cilin e kishte nxjerr ajo për të cilin është akuzuar e ka vërtetuar edhe ish-Gjykata e Qarkut në Prishtinë. Kolegji Gjyqësor i kësaj gjykate ka qenë i përfshirë në aktakuzën e Prokurorisë Speciale, ndërsa është dënuar në shkallë të parë. Por, Gjykata e Apelit të tre gjyqtarët e Gjykatës së Apelit i ka lënë të lirë, ani pse ata kanë vërtetuar aktgjykimin për të cilin Shemsije Sheholli është dënuar me 8 muaj burgim.
“Me Aktgjykimin të ci lin e ka sjellë Gjykata e EULEX-it në shkallë të parë nuk kam qenë e kënaqur meqenëse gjykatësi i shkallës së parë si kryetar i kolegjit i ka fshehur provat në dëmtimin…meqenëse unë nuk kam qenë e kënaqur që në këtë aktgjykim kam ushtruar ankesë në Gjykatën e Apelit…Gjykata e Apelit në Prishtinë, respektivisht EULEX-i në secilën përbërje ka qenë edhe një gjyqtar kosovar me aktgjykimin të datës 5 prill 2016 i liron nga aktakuza ish- kryetarin e kësaj gjykate Nuhi Ukën, dhëndrin e tij Gazmend Gashin dhe krejt kolegjin e Gjykatës së Qarkut, në përbërje Rrahman Retrkoceri kryetar i kolegjit, Ekrem Agushi dhe Ferid Bsilimi anëtar i kolegjit, pikërisht për atë që e kanë vërtetuar aktgjykimin të cilin e kam nxjerrë unë në shkallë të parë. Kjo është absurde”, tha Sheholli.
Sheholli tha se vendimi ndaj saj ka qenë skandaloz.
“Kjo është skandaloze, nuk është e mundur që një aktgjykim i shkallës së parë i cili ka shkuar sipas ankesës dhe është vendosur nga një Gjykatë instanciale më e lartë në këtë rast nga gjykata e Shkallës së dytë ish Gjykata e Qarkut në Prishtinë, ku Gjykata e Qarkut në Prishtinë e ka refuzuar ankesën e ushtruar kundër aktgjykimit të cilën e kam nxjerr unë dhe e ka vërtetuar aktgjykimin të cilin kam nxjerrë unë dhe pikërisht ky kolegj i përbërë nga Rrahman Retkoceri kryetar i kolegji, Ekrem Agushi dhe Ferid Bislimi, nga Gjykata e Apelit lirohen nga çdo akuzë nga arsyeja se të njëjtit e kanë vërtetuar një aktgjykim mirëpo, për me fsheh çfarë kanë vërtetuar gjykata e apelit nuk e cekë që e kanë vërtetuar aktgjykimin të cilin e kam nxjerrrë unë”, tha Sheholli.
Ajo tha se do të bëjë kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisà «, me arsyen siç e ka quajtur ajo skandaloze dhe të palogjikshme se si një kolegj që ka vërtetuat aktgjykimin të cilin e ka nxjerrë ajo, të lirohet nga çdo akuzë dhe vetë ajo të dënohet.
“Kam afatin ligjor për të ushtruar, kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë nga arsyeja se është skandaloze dhe është e pa logjikshme, që një kolegj që ka vërtetuar aktgjykimin të cilin e kam nxjerrë unë, të lirohet nga çdo akuzë, kishte me qenë një akceptim krejt tjetër nëse gjykata që e ka vërtetuar aktgjykimin të cilin e kam nxjerrë unë të shpallet i fajshëm, ndërsa aktgjykimi i cili është vërtetuar dhe unë si kryetare e Trupit Gjykues në aktgjykim të lirohem nga përgjegjësia edhe pse dua të cekë se as aktgjykimi i gjykatës së Qarkut të cilin e kanë nxjerrë kolegët e nderuar nuk është i kundërligjshëm, mi rëpo ndarja e drejtësisë selektive dhe vënia e vizores mes të atyre që duhet të liruar dhe atyre që duhet të dënuar kjo është dhimbje për drejtësinë”, ka treguar Sheholli.
Ajo në një konferencë për media ka treguar se në kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë do të paraqes provat materiale ku siq tha ajo do të tregohet pafajësia e saj. Sheholli do të paraqesë, aktgjykimin e nxjerrë nga vetë ajo, ankesën e ndërmarrjes shoqërore KBI Kosova Eksport të drejtuar Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.
Gjyqtarja Sheholli të cilës iu është ndaluar ushtrimi i detyrës për dy vjet, për siç i quan “padrejtësinë qëi është bërë, i është drejtuar edhe krerëve të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare të drejtësisë, duke theksuar se i vetmi qëllim i kësaj është të mos bëhet padrejtësi selektive.
“Në rastin tim, assesi nuk ka guxuar të lirohet një Trup Gjykues i cili ka vërtetuar aktgjykimin të cilin e kam nxjerrë e të mbetëm unë fajtore. Këtu është dashur ose të lirohet edhe kolegji, i cili e ka vërtetuar aktgjykimin tim, edhe unë kryetare e Trupit Gjykues aktgjykimi që është vërtetuar nga ana e Kolegjit të Gjykatës së Qarkut përndryshe të vërtetohet një aktgjykim nga gjykata instanciale më e lartë ndërsa t’i të mbetesh fajtore dhe të mbetet vendim i kundërligjshëm ai vendim të cilin e ke nxjerrë ti dhe i cili është vërtetuar nga Gjykata e Qarkut kjo është skandaloze…nuk do të ndalem deri sa të arrihet drejtësia në vend. Shpresoj që Gjykata Supreme e Kosovës duke vendosur sipas mjetit të jashtëzakonshëm juridik kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë patjetër që do të përmirësoj gabimet e gjykatës së Apelit dhe pikërisht do të më lir oj edhe mua nga çdo akuzë”, tha Sheholli.
Nga ky aktgjykimi i nxjerrë nga Shemsije Sheholli, sipas saj nuk prodhon asnjë efekt juridik për palët e dëmtuara, e që në bazë të këtij aktgjykimi nuk mund të bëhet asnjë regjistrim operativ kadestral.
Ndryshe, ajo ka potencuar që prona ka mbet në emër të KBI Kosova Eksport dhe se askush nuk ka përfituar në këtë aktgjykim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
BDI: Qeveria e partive me 1 për qind mbështetje ka kthyer mbrapsht çdo arritje historike me Kosovën
Raporti i KE-së: 10 për qind e qytetarëve të Tiranës ndihen të vetmuar, nën mesataren evropiane
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite