Gjermania është një prej shteteve më të fuqishme të Bashkimit Evropian, si fuqi ekonomike, por edhe politike, kurse Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyera me Qeverinë dhe Bundestagun Gjerman në aspektin bilateral, ku kjo e fundit ka përkrahur Kosovën vazhdimisht.
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Skënder Xhakaliu, në një intervistë për KosovaPress, tha se Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin është e interesuar të jetë një urë lidhëse mes shtetit gjerman dhe Kosovës. Andaj, sipas Xhakaliut, janë shumë të përkushtuar që të jetë në vazhdimësi mbështetja nga shteti gjerman, ngase ndihma e Gjermanisë është e pa shmangshme edhe në vitet e ardhshme.
Sipas ambasadorit, një prej punëve të diplomacisë ekonomike në Gjermani, në fokus të veçantë, mbetet ofrimi i informacioneve për promovimin e investimeve sidomos për ndërmarrjen publike “Trepça” dhe kompleksin e Brezovicës.
Xhakaliu theksoi se pas miratimit të ligjit për investime strategjike, investitorë të mëdhenj gjerman pritet shprehin gatishmërinë për investime në gjigantin metalurgjik “Trepça” dhe për kompleksin turistik Brezovica.
“Kemi pasur disa vizita me kompani të mëdha gjermane në aspektin e investimeve në energji, në bujqësi dhe në çështjen e industrisë, sidomos tani kur dihet që Trepça ka ligjin. Sidomos jemi duke promovuar jashtëzakonisht shumë për investime të mëdha edhe për projektin e Brezovicës, meqenëse kompanitë e mëdha gjermane kanë më tepër interesim që të kenë kontakte direkte me shtetin apo me qeverinë. Andaj, në bazë të aprovimit të Ligjit për Investime Direkte, besojë që do të jetë një hapësirë e mundshme që të kemi edhe investime në projekte të mëdha. Sa i përket aspektit të insistimeve të vogla, ne kemi disa kompani gjermane të cilat sidomos në bashkëpunim me bashkatdhetarët tanë, kanë investuar dhe kanë shprehur interesim për investim në bujqësi dhe në shërbime”, ka shtuar ai.
Ambasadori shtoi tutje se disa prej bizneseve të krijuara nga diaspora kanë investuar në Kosovës, dhe ekziston edhe një interesim edhe më i madh për investime kapitale në Kosovë në formë të aksioneve.
Sipas ambasadorit Xhakaliu vetëm në rrethinën e Munhenit janë të regjistruara mbi 600 kompani të ndryshme kosovare, kompani të vogla dhe të mesme.
Numri i bashkatdhetarëve nga Kosova në Gjermani është mbi 350 mijë, dhe kjo shifër po konsiderohet mjaft e lartë për ambasadorin Xhakaliu, mirëpo, shprehet krenarë me bashkatdhetarët të cilët jetojnë dhe veprojnë në Gjermani, sepse siç tha ai, kanë krijuar një imazh shumë pozitiv, duke u inkuadruar në institucionet gjermane, duke qenë student të dalluar dhe punëtorë të dalluar.
Sipas tij, ndër kërkesat e mërgatës janë ato për shtimin e aktiviteteve diplomatike dhe për organizimin e mësimit plotësues të shkollimit në gjuhën shqipe në Gjermani.
Xhakaliu theksoi se nga viti i kaluar kjo ambasadë ka ofruar shërbime të të gjitha llojeve për dokumente të udhëtimit. Mirëpo, sa i përket mësimit ai tha se në disa Lande në Gjermani nuk janë të kënaqur, sepse ky organizim për shkollim mungon.
“Duke pasur parasysh numrin e madh të bashkatdhetarëve që jetojnë në Gjermani, ne kemi krijuar edhe katër shërbime konsullore, të cilat i përmenda më herët … Nga viti 2016 kemi shërbime të të gjitha llojeve të cilat ne i ofrojmë bashkatdhetarëve, dhe ata nuk kanë nevojë të udhëtojnë në vendlindje vetëm për një dokument. Kërkesat e bashkudhëtarëve janë që të kemi më shumë aktivitete diplomatike, kulturore dhe ekonomike. Një prej kërkesave të bashkatdhetarëve të cilat jashtëzakonisht paraqiten te ne, është që të kemi edhe një organizim të mësimit plotësues të shkollës. Për këtë sigurisht se do të kemi kujdes të veçantë”, deklaron Xhakaliu.
Ai tha se me angazhimin e Qeverisë së Kosovës, por edhe të shërbimit diplomatik në Berlin është arrit të zbutet migrimi ilegal, dhe të kthehet në migrim legal, duke pasur parasysh se tani qytetarë të Kosovës kanë të drejtë të punës në Gjermani në formën legale nëse paraprakisht sigurojnë një kontratë të punës me kompani gjermane ose shqiptare që veprojnë në Gjermani.
Mirëpo, Xhakaliu ka pranuar se në ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë po krijohen procedura të tepërta për qytetarët e Kosovës të cilët aplikojnë për viza të punës në Gjermani, por sipas tij, ndikimi i tyre në ambasadë për heqjen e këtyre proceduara të cilat zgjatin më shumë se tre muaj, është i pa mundur.
“E di se procedurat janë pak të tepërta të cilat po ndodhin në ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë, por aty natyrisht se ne nuk kemi ndonjë influencë të përshpejtimit. Kemi paraqitë kërkesë te Ministria e Punëve të Jashtme që procedurat për punësim mos të zgjasin tre muaj apo edhe më tepër”, tha ai.
Ambasadori ka folur edhe për fluksin e madhe të migrimit që kishte ndodhur në vitin 2015 nga Kosova për në Gjermani, i cili tha se shifrat e fundit tregojnë që numri i kërkueseve azil nga Kosova është i vogël dhe ka zbritur në numrin 50.
Në aspektin e kthimit, Xhakaliu theksoi se ka një numër të madh të vullnetarëve, të cilët janë kthyer në vitin 2016. Natyrisht, sipas tij, kushtet e mundësisë e kërkesës së azilit për Kosovën tanimë gati se janë shuar, sepse shteti gjerman, Kosovën e ka njohur në vitin 2016 si shtet të sigurt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
“Edhe atëherë kishte media të lira”, Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj