LAJMI I FUNDIT:

​Hapet pavilioni i Kosovës në Cannes

​Hapet pavilioni i Kosovës në Cannes

Është viti i pestë që Kosova është prezente në tregun e filmit Marche Du Film në Cannes, i cili është një prej tregjeve më të mëdha në botë.

Në Cannes, Qendra Kinematografike e Kosovës do të bëj promovimin e filmave që janë mbështetur nga ky institucion, ku në katalog radhiten mbi 40 filma, duke përfshirë filmat që janë në paraproduksion, në produksion, në postproduksion dhe të përfunduar.

Siç njofton komunikata, për këto arsye do të ketë takime të ndryshme me festivale të mëdha të filmit, fonde të filmit, me producent e distributor, për të shikuar mënyra të reja bashkëpunimi.

“Gjatë kësaj kohe përveç përfaqësuesve nga QKK do të ketë përfaqësues edhe nga Ministria e Kulturës, nga Kosova Film dhe artistë të tjerë që do të kenë takime me fonde tjera të filmit, festivale, producent etj. Fokusi i QKK-së për këtë vit është promovimi i lehtësirave financiare që Kosova pritet t’i ketë në vitin 2017”, thuhet tutje.


Po ashtu, Qendra Kinematografike e Kosovës, këtë të hënë, 16 maj, do të organi zojë një koktej rasti për të gjithë bashkëpunëtorët e fondeve të filmit, producent, distributor e përfaqësues të festivaleve dhe do të prezentoj skemën për lehtësira financiare.

Pavilioni i Kosovës gjendet në Village International Pantiero, pranë pavilionit të Rumanisë, Libanit, Suedisë dhe Norvegjisë, ndërsa sot do të mbahet hapja zyrtare e festivalit të Cannes ku do të shfaqet filmi ‘Café Society’ nga regjisori i madh Woody Allen.

Në trend Magazina

Më shumë
Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen reagon i tërbuar pas aludimeve se gruaja e tradhtoi me trajnerin personal

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen reagon i tërbuar pas aludimeve se gruaja e tradhtoi me trajnerin personal

Magazina
Tha se Gjesti nuk di të flas, motra i reagon Xhenetës: Kush po flet e kush po do famë në emrin e tjetrit

Tha se Gjesti nuk di të flas, motra i reagon Xhenetës: Kush po flet e kush po do famë në emrin e tjetrit

Magazina
Kapiteni i Barcelonës divorcohet nga gruaja - dyshohet se e tradhtoi me trajnerin e fitnesit

Kapiteni i Barcelonës divorcohet nga gruaja - dyshohet se e tradhtoi me trajnerin e fitnesit

Magazina
Rasti i Eglit me Gjestin: Po të isha në vend të saj do t'ia kisha shkulur flokët

Rasti i Eglit me Gjestin: Po të isha në vend të saj do t'ia kisha shkulur flokët

Magazina
Gjesti - Jozit: Të kam futur brenda me ta nxjerr fytyrën dhe të të largoj sërish nga shtëpia

Gjesti - Jozit: Të kam futur brenda me ta nxjerr fytyrën dhe të të largoj sërish nga shtëpia

Magazina
Gerta: Gjestin nuk e konsideroj të fortë - Shkëlzeni banores për Kutinë e Pandorës: Ia ke futur kot me këtë nominim

Gerta: Gjestin nuk e konsideroj të fortë - Shkëlzeni banores për Kutinë e Pandorës: Ia ke futur kot me këtë nominim

Magazina
Kalo në kategori