Anëtarët gjermanë të Parlamentit Evropian, Markus Ferber dhe David McAllister kanë kërkuar nga Kosova të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin, të bëjë reforma në drejtësi dhe luftimin e papunësisë.
“Besa Foundation” është njëri nga pjesëmarrësit e konferencës tre ditore “Diaspora Flet”, e cila është duke u mbajtur në Prishtinë. Kjo shoqatë, ku bëjnë pjesë 100 biznese shqiptare në Gjermani, ka marrë një shkresë nga eurodeputetët gjermanë Markus Ferber dhe David McAllister, të cilët e sugjerojnë që të jenë sa më të angazhuar në Kosovë.
Ata shkruajnë se në jubiluen e 10-të Kosova ka arritur shumë duke u njohur nga më shumë se 100 shtete anëtarë të OKB-së, kanë pohuar se po ashtu mbetet shumë për tu bërë në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformat në drejtësi dhe luftimin e papunësisë.
Gjithashtu kërkohet që të normalizohen marrëdhëniet me Serbi edhe “pse është diçka e vështirë, mirëpo marrëveshjet e arritura duhet te implementime”, shkruajnë deputetët gjermanë dhe tregojnë se Evropa është donatori më i madh në Kosovë.
“Gjermania si partneri kryesor ka inicuar procesin e Berlinit, që të forcohet infrastruktura dhe të themelohet një rrjet i ri sipas modelit gjermano-francez”, shkruajnë mes tjerash deputetët gjermanë.
Ata po ashtu këshillojnë se në projekte të tilla si dhe në mbështetje politike dhe ekonomike, është e domosdoshme që të angazhohet diaspora.
“Vetëm në Gjermani jetojnë afro 350. 000 kosovarë, të cilën kanë eksperienca në fushat e administrimit dhe rendit juridik gjerman. Kjo do të ishte ndihmesë shumë e madhe për vendin në tranzicion. Në këtë drejtim diaspora ka rol të rëndësishëm.
Takimet sikur kjo ‘Diaspora flet’, janë të rëndësishme, sepse bashkohen organet shtetërore dhe jo shtetërore që të shkëmbejnë eksperienca nder veti”, vlerësojnë politikanët gjermanë. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova