LAJMI I FUNDIT:

​Bolton: Uashingtoni kërkon ndryshim radikal të sjelljes së regjimit iranian

​Bolton: Uashingtoni kërkon ndryshim radikal të sjelljes së regjimit iranian

Një prej mbështetësve më të fuqishëm të rënies së regjimit të Teheranit, këshilltari i sigurisë kombëtare të Presidentit Donald Trump, garantoi sot se Uashingtoni nuk kërkon zhdukjen e pushtetit iranian, por një ndryshim radikal të sjelljes nga ana e tij.

John Bolton paralajmëroi sot në Jerusalem se “SHBA-ja do të përgjigjet shumë fuqishëm, nëse regjimi sirian do të përdor armë kimike në kuadër të një ofensive për të rimarrë provincën e Idlebit”.

Bolton mbylli të mërkurën një vizitë prej tri ditësh ku u takua me përgjegjës izraelitë, ndër aleatët kryesorë të SHBA-së.


“Nën Trumpin aleanca është më e fortë se kurrë më parë”, tha kryeministri Benjamin Netanyahu.