Një gjykatë do të vendosë brenda muajit Mars nëse do të pranojë padinë e ngritur nga agjencia xhamajkane e modës kundër kandidatit republikan për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, Donald Trump ose më saktë ndaj agjencisë së tij të modelingut.
Modelja Alexia Palmer ka akuzuar Agjencinë e Modelingut Trump se ka gënjyer qeverinë federale në aplikimin e saj për vizë pune, për të cilën asaj i ishte thënë se do të paguhej 75 mijë dollarë në vit kur të jetonte në Shtetet e Bashkuara, sipas dokumenteve zyrtare të paraqitura në gjyq.
Në vend të kësaj, sipas të njëjtave dokumente, Palmer është paguar vetëm 3880 dollarë për 3 vjet, pavarësisht kontratës që kishte me agjencinë Trump.
Palmer e ka akuzuar agjencinë “Trump” për shkelje të kontratës dhe dhunim të rregullave të emigrimit në SHBA dhe ligjet e punës. Ajo kërkon dëmshpërblim prej 225 mijë dollarë për periudhën 3 vjeçare.
Akuza u ngrit fillimisht në tetor të vitit 2014. Brenda muajit mars pritet që gjykata të marrë një vendim për këtë çështje, nëse do të nisë një gjyq për modelen kundër kompanisë së famshme.
Gjykatësja e çështje është Analisa Torres.
E nëse Torres vendos të nisë këtë çështje, atëherë situata mund të komplikohet për miliarderin Donald Trump, i cili është për momentin në një nga garat më të rëndësishme të jetës së tij, atë për postin e presidentit.
Palmer, e cila ka qenë vetëm 17 vjeçe në kohën kur ka ardhur nga Xhamajka në Nju Jork në vitin 2011, nuk ka komentuar lajmin.
Kjo nuk është hera e parë që agjencia e Trump përballet me një akuzë dhe kritika të tilla.
Agjencia e lajmeve Reuters publikoi në gushtin e vitit të shkuar një histori të ngjashme, ku kompanitë e Trump kishin kërkuar importimin e 1100 punonjësve nga vendet e huaja me viza të përkohshme pune, që prej vitit 2000. Prej tyre, 250 ishin modele, sipas të dhënave zyrtare të Departamentit Federal të Punës.
Këtyre modele, agjencia e modelingut Trump, iu ofronte vizë të përkohshme dhe pagesë 75 mijë dollarë në vit, për tre vjet rresht.
Por avokatja e firmës Trump, Lawrence Rosen, një nga njerëzit më të besuar të Trump, thotë se shifra 75 mijë dollarë ishte një shifër imagjinare, e përafruar me atë çka vajzat do të ofronin dhe jo një pagë e garantuar.
Sipas kontratës së firmosur nga të dyja palët, modelja Palmer kërkon që të marrë rimbursimin e plotë për 3 vjet që qëndroi në Nju Jork, si dhe ti paguhen të gjitha shpenzimet, që duhet t’ia paguante agjencia
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zbulohet ‘skema e mashtrimit’ të Jozit dhe Valbonës – dyshja gënjyen banorët sikur kanë qenë në lidhje para dy viteve

Shkelzeni, i eliminuari i radhës nga Big Brother VIP Albania 4

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Shkelzeni, i eliminuari i radhës nga Big Brother VIP Albania 4

Zbulohet 'skema e mashtrimit' të Jozit dhe Valbonës - dyshja gënjyen banorët sikur kanë qenë në lidhje para dy viteve

Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?

Bëhet virale videoja e Gjestit duke i dhënë instruksione berberit të huaj me gjestikulacione para spektaklit 'Prime'

Gjesti flet për 24 orëshin që qëndroi jashtë Big Brother: Kur dola edhe në tualet shikoja mos ka kamera

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët