Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, gjatë një takimi që ka pasur sot me të rinjtë, ka thënë se ekipi që ai drejton përbëhet nga të rinjtë më të mirë që i ka kryeqyteti, të cilët do ta drejtojnë Prishtinën në katër vitet e ardhme.
“Prishtina është kryeqyteti me popullsinë më të re në Evropë. Rinia do ta udhëheqë dhe do ta orientojë Prishtinën kah vlerat qytetëruese euro-atlantike. Të gjithë të rinjtë e Prishtinës, në ekipin e qeverisjes që unë do ta drejtoj, do të gjejnë përfaqësimin më të dinjitetshëm dhe më efikas për interesat e tyre. Lidhja Demokratike e Kosovës ka traditë dhe është dëshmuar se është e aftë dhe e gatshme për t’iu përshtatur proceseve reformuese të shtetit dhe shoqërisë tonë”, ka thënë Abrashi.
Siç njofton LDK, ai ka shtuar se LDK, si prijatare e të gjitha proceseve pozitive në Kosovë, e ka kuptuar mirë dhe e ka gjetur formën se si ta realizojë.
“Këtë mision, LDK-ja ka vendosur t’ua besoj të rinjve. Jo duke i lënë vetëm në mes të rrugës. Por, duke ua vënë në dispozicion dijen dhe përvojën e gjeneratës së artë të Kosovës, që artikuloi, mbrojti dhe përfaqësoi interesat e Kosovës dhe qytetarëve të saj për gati 30 vjet. Për vitet më të rënda, por edhe më të mirat e Kosovës”, ka thënë Abrashi.
Ai ka pohuar se “neve na është dhënë mundësia ta ndërtojmë Prishtinën e nesërme dhe këtë mundësi ne duhet dhe do ta shfrytëzojmë”.
“Sot, Prishtina ndodhet përpara një sfide të re, për kapërcimin e së cilës ne jemi të përkushtuar që bashkërisht të punojmë. Ne kemi dëshmuar që punojmë në shumë fusha për të përmirësuar jetën e njerëzve, të rinisë sonë të mrekullueshme, me investime të mëdha në sport, me rritjen e buxhetit për rini, me subvencionimin e shumë programeve dhe me përfshirjen e saj në shumë nisma rajonale dhe europiane”, pohoi Abrashi.
Ai nënvizoi se si kryetar i ardhshëm i Prishtinës, shpreh përkushtimin e parezervë për të rritur pjesëmarrjen tuaj në vendimmarrje.
Abrashi pohoi se kryefjala e këtij programi është Fondi i Punësimit. “Kontrata ime 4 vjeçare me qytetarët e Prishtinës, në funksion të zhvillimit ekonomik konsiston në krijimin e Fondit të Punësimit. Ky fond do të krijohet për punësimin e të rinjve të Prishtinës. Brenda mandatit 4 vjeçar do të përkrahen mbi 30.000 persona duke i dhënë prioritet të rinjve”, ka shtuar ai.
Abrashi është zotuar se në përputhje me rregullativën ligjore, “Pallati i Rinisë” do të kthehet në pronësi të Komunës së Prishtinës.
“Një vëmendje të veçantë do t’i kushtojmë edhe zbatimit të Programit tonë për sportin. Ky program parasheh intervenime dhe përkrahje sipas nevojave dhe kërkesave të sportistëve dhe të klubeve, në pajtueshmëri me kriteret e BE-së dhe institucioneve më të larta sportive, siç janë FIFA, UEFA, FIBA, IAAF, EHF etj. Do të investohet në potencialin ekzistues, masivizimin e sportit shkollorë dhe rekreativë dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale në sport”, shoi ai.
Ai tha se është i bindur se më 19 nëntor, rinia dhe qytetarët tjerë të Prishtinës do t’i çojnë në shtëpi dembelët.
Partneri i koalicionit nga AAK, Arbër Vllahiu tha se do të jenë një krah i fort për Arbanin, duke ia uruar fitoren që tani.
Ndërkaq deputetja Vjosa Osmani shtoi se Arbani do të jetë kryetar që do të punojë me të rinjtë, e jo kryetar që i keqpërdor ata në shkatërrimin e qytetit tonë.
“Arban Abrashi do të jetë kryetar që do të punojë me të rinjtë e Prishtinës, e jo kryetar që i keqpërdor ata për shkatërrimin e qytetit tonë, dhe se jam e bindur që rinia e Prishtinës, do t’ia kthej frymëmarrjen Prishtinës, dhe se të rinjtë e duan një kryetar të ri, me një ekip të ri”, ka thënë ajo.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin