LAJMI I FUNDIT:

Roli i infermierisë në sigurinë dhe kujdesin e pacientit

Roli i infermierisë në sigurinë dhe kujdesin e pacientit

Mjekët shpesh janë menduar të jenë njerëz tërheqës, të zgjuar, që janë në gjendje të zgjidhin një varg të problemeve shëndetësore. Me fjalë të tjera, shumë njerëz kanë një imazh, shembull të profesionistit shëndetësor.

BsC Msc cand. Flora Florie Gjonbalaj
Infermiere


Roli i mjekut mund të mendohet si i Dr. Albert Schweitzer – fitues i çmimit Nobel, i cili kaloi shumë vjet duke punuar për njerëzit e varfër në Afrikë.

Infermierët mund të mendohen si Florence Nightingale – reformuese angleze e shek. XVIII, e cila futi në përdorim përgatitjen e infermierëve dhe kujdesin e pacientëve.

photo 1

Infermieria është kombinim i artit dhe shkencës

“Infermieria konsiderohet si arti më i vjetër dhe profesioni më i ri.”
(Davidson 1943)

Definicioni i Watson-it
“Ideja morale e infermierisë qëndron në përpjekjen integrale njeri-njeri për mbrojtjen, theksimin dhe ruajtjen e humanitetit

Infermieria është shkencë, sepse është studim sistematik dhe analizë e njerëzve për sjellje individuale dhe kolektive në raport me marrëdhëniet dhe qëllimet e tyre, me punën që të gjenerojnë udhëzime dhe veprime të vlefshme për të arritur qëllimin e dëshiruar.

Infermieria është art, sepse kërkon cilësi dhe karakter dinamik për t’i bërë shkathtësitë efektive në zbatimin e detyrave.

Përshkrimi gjithëpërfshirës

Çështjet që ndikojnë në rritjen e cilësisë për kujdesin dhe sigurinë e pacientit janë: Cilësia dhe performanca; Administrimi i shërbimeve infermierore; Menaxhimi infermieror; Standardet profesionale infermierore dhe Procesi infermieror.

Patient

Cilësia dhe performanca

Cilësia është produkt i dëshirës njerëzore
Cilësia mund të matet nga jashtë, por përmirësohet vetëm nga brenda…prej njerëzve qe e dëshirojnë atë.
Thelbi i cilësisë janë njerëzit: pasioni, dedikimi dhe sedra e tyre.

Cilësia është bërja e gjërave të duhura, në kohën e duhur dhe në mënyrën e drejtë.

Proceset e menaxhimit të cilësisë janë:

Planifikimi i cilësisë – është proces i identifikimit të standardeve që janë të rëndësishëm për projektin dhe mënyrën e përmbushjes së tyre.

Sigurimi i cilësisë – siguron monitorimin dhe përmirësimin e proceseve të cilësisë ekzistuese.
Procesi apo sistemi që ka lejuar një defekt të ndodhë është ai që nevojitet të
rikonstruktohet dhe pikërisht kjo është ajo që quhet sigurim i cilësisë.

Kontrolli i cilësisë – është procesi i monitorimit të rezultateve specifike të projektit për të përcaktuar nëse ato përputhen me standardet relevante të cilësisë.

Performanca arrihet me reflektimin, sqarimin dhe paraqitjen e vlerave të infermierisë.

Shkathtësitë për marrëdhënie me njerëz përfshijnë motivimin dhe shkathtësitë e komunikimit.

Administrimi i shërbimeve infermierore

Administrimi i shërbimeve infermierore është proces i planifikimit, organizimit, udhëheqjes dhe kontrollimit të resurseve humane, materiale, financiare dhe informative që lidhen me mënyrën organizative të punës në arritjen e objektivave të paradefinuar

Menaxhimi
Menaxhimi thjeshtë mund t’i referohet procesit të cilin ekipi menaxhues e ndjek për të përmbushur qëllimet organizative.

Picture2

Menaxhimi i mirë shëndetësor gjithmonë zgjedh shkathtësitë, jo personat.

Shkathtësitë për menaxhim të mirë shëndetësor:
* Komunikimi efektiv
* Shkathtësi efektive të konceptimit
* Krijimi i ekipit të punës

Standardet profesionale infermierore

Standardet profesionale infermierore janë qëndrimet rreth niveleve të performancës që kërkohet nga infermierët të arrijnë në praktikën e tyre në kujdesin dhe sigurinë e pacientit. Ata duhet të:
– reflektojnë vlerat e profesionit të infermierisë
– sqarojnë atë që profesioni pret prej tyre
– kuptojnë më mirë obligimet e tyre profesionale
– përkrahin kompetencën e tyre të vazhdueshme dhe zhvillimin professional
– avokojnë për ndryshime në politikë dhe praktikë
– definojnë dhe zgjidhin problemet profesionale të praktikës
– përfshihen në kurset dhe programet edukative për infermieri

Procesi infermieror

Procesi infermieror është një procedurë që ndërtohet nga vetë i sëmuri dhe zbatohet nga infermierja dhe ekipi i kujdesit.
Gjithashtu shikohet si një proces problem-zgjidhës që punon sipas një përkujdesje infermierore të individualizuar.

Procesi i kujdesit infermieror dhe sigurimi i pacientit (të menduarit kritik) përfshin:
– Ekzaminimin
– Diagnozën infermierore
– Planifikimin
– Zbatimin
– Vlerësimin

Ekzaminimi: është diskutim i të dhënave dhe gjetjeve dhe në bazë të tyre bëhet vlerësimi i nevojave të klientit.
Diagnoza infermierore: është analiza e dskutimit të të dhënave për të përcaktuar problemet shëndetësore aktuale dhe potenciale nga infermieria.
Planifikimi: është zhvillimi i planit të veprimit për të zvogëluar apo parandaluar problemet e mundshme dhe planifikuar veprimet e infermieres.
Zbatimi: është zhvillimi i kujdesit infermieror, kryerja e intervenimeve të planifikuara infermierore, krahas mbledhjes së të dhënave në lidhje me klientin.
Vlerësimi: është përcaktimi i efektshmërisë së planit të kujdesit

Objekti i prezantimit
Sigurimi i pacientëve në infermieri është një nocion ombrellë për tri lëmi:

Parandalimi i sëmundjeve:
• synon uljen e predisponimit për sëmundje
• ndërlidhet me qëndrimin se shëndeti është mungesë e sëmundjes

Mbrojtja shëndetësore
• ka të bëjë me politikat dhe legjislacionin në nivelin lokal, kombëtar dhe atë ndërkombëtar duke synuar parandalimin e sëmundjeve dhe ngritjen e mirëqenies
• synon të bëjë zgjedhjet e shëndosha, të lehta në jetën e përditshme të njerëzve

Edukimi shëndetësor
• synon ngritjen e mirëqenies dhe zvogëlimin e sëmundjeve, duke ndikuar në njohuritë, besimet, qëndrimet, sjelljet e individëve dhe grupeve
• ngrit vetëdijesimin mbi çështjet shëndetësore dhe faktorëve që ndikojnë në shëndet
• motivon njerëzit për ndryshime në mënyrën e jetës së tyre drejt shëndetit

Qëllimi i prezantimit

Çfarë u ofrohet pacientëve?
▪ Të drejtat nuk njihen, nuk kërkohen ose nuk zbatohen
▪ Nuk informohen
▪ Nuk u merret pëlqimi
▪ Nuk edukohen për sëmundjen e tyre
▪ Nuk janë të organizuar
▪ Dëmtohen dhe nuk kompensohen

Ajo që secili prej nesh kërkon në momentin kur kemi ndonjë kontakt me shërbimin shëndetësor, është që të krijojmë një bindje se do të trajtohemi në mënyrën më të mirë dhe të sigurt për shëndetin, jetën tonë dhe të afërmve tonë
Në këto momente, shumë shpesh nuk bëhet llogari për çmimin e mundshëm që duhet paguar për këtë shërim dhe kushtet tjera që përcjellin trajtimin tonë.
Ajo që shumica prej nesh kemi përjetuar gjatë trajtimeve shëndetësore, është se ndoshta kemi qenë të kënaqur me trajtim, por rrallë herë me komunikim që përcjellë trajtimin brenda institucioneve shëndetësore.

Janë dy qëllime komunikimi:

Nocioni instrumental është për të regjistruar këmbimin e informatave (përshkrimi i simptomave dhe dhënia e informatave lidhur me ecurinë e sëmundjes)

Funksioni ekspresiv i komunikimit bëhet me qëllim të caktuar dhe është i dirigjuar nga nevoja që për atë të komunikohet (gjendje hidhërimi, gëzimi)

Në kontekstin e komunikimit shëndetësor, nocioni instrumental gjen përdorim të përditshëm te profesionistët shëndetësor, sepse kërkon kohë më pak, është e drejtuar në fokus të problemit dhe ka aspektin teknik të ndihmës që sa më shpejt të vihet deri te diagnoza.

Për funksionin ekspresiv, profesionistët shëndetësor rëndom “nuk gjejnë“ kohë të mjaftueshme dhe arsyetohen se janë shumë të zënë, kanë shumë pacientë, etj.
Është konstatuar se komunikimi me funksion ekspresiv, thellon besimin në mes të pacientit dhe profesionistit shëndetësor dhe relacioni bëhet shumë më i hapur.

Sa i përket qasjeve kemi komunikim të privilegjuar dhe të filtruar.

komunikimi

Qëllimi i komunikimit në kujdesin dhe sigurinë e pacientit
1 – Për të zgjidhur problemin
2 – Për të shmangur shqetësimin
3 – Për të dhënë informatë
4 – Për të marrë vendim
5 – Për të hequr merakun
6 – Për të bindur

Format e komunikimit
▪ Fol ngadalë dhe qetë
▪ Butësia – empatia – gjuha e trupit
▪ Gjuha e lehtë
▪ Ritëm – humor
▪ Maturi emocionale
▪ Komunikim të dyanshëm (komunikim relaksues)
▪ Komunikim të sinqertë, bindshmëri

Çfarë presin pacientët nga ne?
▪ Barazi, mirëkuptim
▪ Respekt për preferencat e tyre
▪ Respekt për dinjitetin dhe intimitetin
▪ Informim dhe llogaridhënie
▪ Suport emocional
▪ Efikasitet
▪ Kosto – efektivitet

Gjendja reale
▪ Pacientë/qytetarë të pakënaqur
▪ Personel mjekësor i pakënaqur
▪ Siguri e dyshimtë(fshehje gabimesh)
▪ Teknologji e pamjaftueshme
▪ Kujdes mjekësor i pastandardizuar
▪ Procedura jo të sakta diagnostiko-mjekësore
▪ Pabarazi në shërbim dhe rezultate
▪ Kosto e lartë për pacientë dhe shoqërinë

Ç’është siguria e pacientit?
Të mënjanosh dhe minimizosh dëmtimet dhe rreziqet ndaj pacientëve gjatë kujdesit shëndetësor në të gjitha hallkat e këtij shërbimi , i cili ka si qëllim të ndihmoj ata dhe jo ti dëmtojë.”

Bëhuni të hapur dhe të ndershëm, veproni me integritet dhe mbani lartë, reputacionin e profesionit tuaj.

Aksionet infermierike
Të orientuara në synim
Të përqendruara në klient dhe
Të sigurta për pacientin

aksionet

Betimi i Florence Nightingale:
Betohem solemnisht për jetën time përpara Zotit dhe kësaj Asambleje, që ta kaloj gjithë jetën në pastërti morale dhe ta ushtroj profesionin tim me ndershmëri të plotë!
Do të shmangem në punën time nga gjithçka dëmtuese dhe joshëse, si edhe nuk do të mbaj e as nuk do të jap kurrë me dijeninë time ndonjë medikament dëmprurës!
Zotohem se do të bëj gjithçka varet prej meje për të ruajtur dhe ngritur nivelin tim profesional, dhe se do të mbaj në fshehtësi gjithçka personale apo familjare të pacientit, që më është besuar gjatë ushtrimit të detyrës, ku jam thirrur të shërbej!
Do të bashkëpunoj me besnikëri (profesionale) me mjekun dhe do t’i kushtohem plotësisht mirëqenies të atyre njerëzve, që kanë nevojë për përkujdesjet

Rekomandimi
Të përmirësohet ndikimi i infermierëve në parandalimin e infeksioneve intrahospitalore dhe kontrollin e këtyre infeksioneve
▪ Të përmirësohet dokumentimi i intervenimit infermieror dhe roli i infermierisë në punën e ekipës mjekësore.
▪ Të përmirësohet kolegialiteti në institucionet shëndetësore
▪ Të evaluohen trended e reja lidhur me kujdesin infermieror dhe sigurin e pacientëve
▪ Të përmirësohet kujdesi infermieror sipas fushave specifike klinike
▪ Të ndajmë informatat me kolegët
▪ Të punojmë në mënyrë efektive si pjesë e ekipit
▪ Të menaxhojmë rrezikun

photo 2

Përfundimi
Obligimi infermieror është kujdesi dhe siguria e pacientit ashtu që njerëzit duhet të jenë në gjendje që të iu besojnë jetën dhe shëndetin e tyre.
Ne duhet të përmbahemi themeleve bazë të kujdesit shëndetësor për kujdes të vazhdueshëm, përkushtim të plotë dhe të bëjmë përpjekje për mbrojtjen dhe ruajtjen e humanitetit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori