LAJMI I FUNDIT:

Hyn në funksion produkti Gjirafa.biz: Mund t’i gjeni 30 mijë biznese në të, dhe jo vetëm kaq! (Video)

Hyn në funksion produkti Gjirafa.biz: Mund t’i gjeni 30 mijë biznese në të, dhe jo vetëm kaq! (Video)

Në vazhdën e risive që po i sjellë në tregun kosovar, kompania e mirënjohur kosovare Gjirafa.com, me produktin e saj të ri do t’ua lehtësojë kosovarëve gjetjen e shërbimeve dhe produkteve të cilat ju nevojiten atyre në jetën e përditshme.

Produkti inovativ online, Gjirafa.Biz, i cili tashmë ka hyrë në funksion, është faqja e vetme shqiptare në të cilën gjenden mbi 30 mijë biznese dhe pika të interesit në Kosovë.

Po ashtu këtu do ta gjeni edhe hartën e Kosovës me pamje 360 shkallë, navigacionin për të gjitha rrugët me pamje 360 shkallë, pothuajse të secilës rrugë në Kosovë (Streetview).

Produkti i ri GjirafaPikBiz, njeh edhe gjuhën zhargon apo sleng në kërkim, shembull fjalë që përdorim në jetë të përditshme, por të cilat mund të mos jenë medoemos në gjuhen shqipe.

Nëse nuk e dini se ku mund ta bleni burekun, ta gjeni lokalin në të cilin pin kafen miku juaj, t’a dini ku është autolarje më e afërt, ku ndodhet bankomati. Të gjitha këto dhe shumë më tepër mund t’i gjeni në Gjirafa.Biz. /Telegrafi/