LAJMI I FUNDIT:

Bashkëpunim për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

Bashkëpunim për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

Kroacia do të përkrahë edhe vendet tjera të rajonit që të arrijnë sa më shpejtë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Në ditën e parë si anëtare e BE-së, Kroacia përmes presidentit Ivo Josipiovic e ka përçuar këtë mesazh tek presidentët e të gjitha vendeve të rajonit. Në këtë ngjarje pati një shtrëngim duarsh ndërmjet presidentes, Atifete Jahjaga dhe presidentit serb, Tomislav Nikolic që u vlerësuar si shenjë e mirë drejt normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi.

Ditën e parë si anëtare e Bashkimit Evropian, Kroacia dërgoi mesazhin se do të përkrahë edhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor që sa më shpejtë të bëhen pjesë e familjes evropiane.

Këtë mesazh ua përcolli presidentëve të vendeve të rajonit, Presidenti i Kroacisë Ivo Josipovic në një takim ku shtrënguan duart dhe u ulën në një tryezë edhe Presidentja Atifete Jahjaga dhe Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolic, transmeton RTK.


Për presidenten Jahjaga takime të tilla i shpërbejnë relaksimit të raporteve ndërmjet shteteve të rajonit dhe dërgojnë mesazh se edhe pjesa tjetër e shteteve të Ballkanit janë të gatshme për anëtarësim në BE.

Në një deklaratë për RTK-në, Jahjaga komentoi edhe takimin që pati me presidentin serb Nikolic.

Vetë nikoqiri i takimit, presidenti kroat, Ivo Josipovic u shpreh i kënaqur që presidentët e të gjitha vendeve të rajonit iu përgjigjën pozitivisht ftesës për takim të përbashkët.

“Ishte një takim i mirë dhe diskutuam tri çështje. E para Kroacia dhe Sllovenia si anëtare të BE-së do t’i ndihmojnë edhe vendet tjera në këtë proces. E dyta jemi pajtuar për të bashkëpunuar në disa projekte infrastrukturore të përbashkëta rajonale. Dhe e treta jemi pajtuar që të vazhdojmë takimet për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura që janë në mesin e vendeve të rajonit”, theksoi ai.

Presidentet e vendeve të rajonit janë pajtuar që të vazhdojnë me këtë fryme bashkëpunimi në mënyrë që t’i dëshmojnë edhe Bashkimit Evropian se janë të gatshëm për zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve që mund të jenë mes shteteve që aspirojnë anëtarësimin në BE. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Siguri
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Lajme
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori