Zyra për Regjistrimin e Popullsisë, institucion paralel qeverisës
A e dini se për projektin dhe procesin e Regjistrimit të Popullsisë u përdorën dy ligje përnjëherë. Sepse ligji i parë për Regjistrimin e Popullsisë, Ligji Nr. 2003/16, në Nenin 5, Autoriteti i Regjistrimit, thuhet: Regjistrimin e bën dhe e organizon Enti Statistikor i Kosovës përmes organeve përkatëse të përcaktuara ne kapitullin II të këtij ligji, nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejt të Komisionit Qendror të Regjistrimit. Ndërsa kapitulli II e njeh ESK-në si autoritetin çelës për organizimin dhe mbarëvajtjen e Regjistrimit.
Përkundër këtyre saktësive në këtë ligj, disa muaj para se të fillojë Regjistrimi, 7 tetor 2010, Kuvendi i Kosovës, me propozimin e Qeverisë, miratoi një ligj tjetër për Regjistrimin e Popullsisë. Me ligjin e ri, Ligji Nr. 2010/03, bëhet Zyra për Regjistrimin e Popullsisë ajo që merr përsipër autoritetin dhe të drejtën të organizojë procesin e Regjistrimit të Popullsisë. Kjo Zyrë, për të përmendur, u udhëhoq dhe vazhdon të udhëhiqet nga një person që tashmë publikisht dihet që kishte mungesë aftësish profesionale karshi procesit, projektit dhe rëndësisë së Regjistrimit të Popullsisë.
Pra, si u bë që i tërë procesi të reduktohet në një Zyrë të vogël që përnjëherë shndërrohet në institucion paralel në brendi të ESK-së? Sepse në ligjin e ri thuhet që Regjistrimin e organizon dhe e realizon institucioni kompetent për statistika zyrtare të Kosovës përmes organeve përkatëse të përcaktuara me dispozitat e këtij ligji, nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Komisionit Qendror të Regjistrimit. Ky paragraf ligjor ofroi mundësi për manipulim sepse këtu tashti nuk përmendet Enti i Statistikave të Kosovës.
Dhe nga këtu, ZRP merr përsipër krejt fushën financiare, të burimeve dhe rekrutimeve njerëzore dhe të politik-bërjes për Regjistrimin duke e shndërruar një projekt madhor kombëtar në një projekt të vockël personal.
Kjo situatë ligjore, përveç tjerash, bëri që të ndërrohen tre Kryeshefë të ESK-së njëri pas tjetrit, në mungesë të kompetencave ligjor mbi projektin e Regjistrimit. Sepse ishte drejtori i ZRP-së ai i cili kishte autoritet mbi ESK-në si institucion qeverisës.
ZRP pastaj rekrutoi personelin-bartës në terren për Regjistrimin, mbikëqyrësit, kontrollorët dhe regjistruesit. U themeluan edhe Komisionet Komunale për Regjistrim, komisione të cilat, nëse do të zbatohej ligji, do të duhej të themeloheshin plot gjashtë muaj para fillimit në terren të Regjistrimit e jo vetëm disa ditë përpara saj. Dhe si gjithmonë që ndodhë në Kosovë, personeli i rekrutua jo mbi baza të profesionalizmit, por mbi baza të familjarizimit, klaneve dhe ndikimit partiak-politik.
Në këtë kuadër, vlen të theksohet që Qarqet Regjistruese nuk u saktësuan asnjëherë, procedurë që parashihej të bëhej diku 6 muaj para fillimit të Regjistrimit në terren. Ky mos-freskim pruri situatën ku regjistruesit, thjeshtë, kishin në dorë një hartë me të dhëna të pasakta, pra jo në përputhje me realitetin në terren. Kjo nënkupton që regjistruesit, përkundër që në terren kanë hasur në më shumë shtëpi e banesa kolektive (ekonomi familjare) ata nuk i regjistruan as ato ekonomi familjare e as banuesit në to.
Natyrisht, është mirë që Regjistrimi i Popullsisë u organizua nga struktura shqiptare (sic!). Kjo, duke pasur parasysh që Regjistrimi i ndodhur në vitin 1991 është kritikuar për shkak të dyshimit për saktësinë e të dhënave, të rezultateve statistikore, duke marr parasysh se kush dhe në çfarë rrethane e organizoi. Dhe tashti në vitin 2011, përkundër organizimit të ri të Regjistrimit, të dhënat nga Regjistrimi i vitit 1991 ka gjasë të dalin më të sakta dhe më të përdorshme sesa të dhënat ose rezultatet e Regjistrimit të vitit 2011.
Për ata që merren vesh në statistika, Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe i Banesave në vitin 2011 nuk është në përputhje me realitetin demografik, social dhe ekonomit të vendit, pra as edhe etnik. Si pasojë, rezultatet e Regjistrimit 2011 nuk të mund të përdoren për asnjë matje statistikore në Kosovë. Regjistrimi i Popullsisë i vitit 2011 del një produkt i papërdorshëm, por i mbetur në duart tona. Dhe kjo krejt për shkak të lakmisë në para.
Kështu, duke dashur të mos e politizojë çështjen, më duhet të përsëriti që me Regjistrimin e vitit 2011, i udhëhequr nga ZRP-ja, sot, në shekullin e njëzetenjëtë (shek. XXI), Serbia po e arrin qëllimin e ndryshimit të hartës demografike të Kosovës, një përpjekje të cilën me dekada u mundua ta ndryshoj përmes dhunës, shtypjes sistematike qeverisëse dhe gjenocidit. Por, tashti nuk mund të themi që Serbia i bëri këto punë, por ZRP-ja me vetëdije të plotë dhe krejt për shkak të lakmisë në para.
Sa për të përmendur edhe një fakt, sot nuk ka asnjë organ, ose edhe person të vetëm, ndaj të cilit mund të kërkohet llogari dhe përgjegjësi për Regjistrim. Sepse zyrtarët në Qeveri po ashtu janë kujdesur që Ligji për Regjistrim i vitit 2011 të mos ketë asgjë në këtë natyrë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/banjo3-780x439.jpg)
G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi
![Trump sanksionon Gjykatën Ndërkombëtare Penale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-icc-sanction-780x439.jpg)
Trump sanksionon Gjykatën Ndërkombëtare Penale
![Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-termal-780x439.jpg)
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
![“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-5-780x439.jpg)
“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër