LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, zvogëlohen çmimet e shpenzimeve për jetesë

Maqedoni, zvogëlohen çmimet e shpenzimeve për jetesë

Shpenzimet e jetesës në gusht 2016 në krahasim me muajin e kaluar shënojnë rënie prej 0.1%, ndërsa në krahasim me muajin gusht 2015, rënie prej 0.3%. Tek çmimet e shitjes me pakicë ka rritje prej 0.4% në krahsim me korrikun, ndërsa në krahasim me muajin gusht 2016, rënie prej 0.2%, publikoi sot Enti shtetëror për statistikë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Zvogëlimi i indeksit të shpenzimeve të jetesës për 0.1% në gusht 2016, krahasuar me muajin e kaluar është rezultat i indekseve më të ulëta të frutave të ngrira për 2.9%, frutat e freskëta dhe të ftohta për 2.5%, orizi për 2.4%, mielli dhe drithërat tjera dhe patatet për 1.7%, produktet tjera ushqimore për 0.7%, frutat e thata dhe produktet arrore për 0.6%, djathi dhe gjiza për 0.5%, dhe produktet tjera të furrës dhe prodhimet e mishit për 0.4%, produktet tjera të qumështit për 0.3% dhe mishi i thatë, i kripur dhe i tymosur për 0.2%.

Në gusht, gjithashtu rënie në Indeksin e çmimeve të shpenzimeve të jetesës është regjistruar edhe tek ngrohja qendrore për amvisëri për 10.7%. Poashtu te mishi, sheqeri, reçeli, mjalta, çokollatat dhe produktet konditore janë vërejtur rritje të çmimeve edhe atë  për 0.9%.


Kurse rritje të çmimeve janë vërejtur në transportin ajror, aranzhmanet turistike, tekstili për familje, shërbimet shëndetësore, stolitë, ilaçet, etj. /Telegrafi/