“Zulu” Maqedonia
Nëse besoni në konspiracion, do të ju shtohej frika ende më shumë dhe do të turbullohej mendja juaj kur të kujtonit për një vend që i ngjan shumë ndonjë province afrikane, e që synon të bëhet pjesë e botës së civilizuar.
Bota e civilizuar i tha mjaft kontradiktave dhe në segmentin e ekonomisë gjetën gjuhën e përbashkët me qëllim bashkimi, bashkëpunimi e vazhdimi të ekzistencës së tyre deri në momentin e mos cenimit të interesave të tyre ekonomike. Këtij orientimi i përshtaten edhe shumë shtete tjera në botë duke përfshirë edhe këtë vend provincial në Evropën Juglindore të quajtur deri më tash Republika e Maqedonisë, e më vonë me ndonjë emër tjetër.
Komisioni evropian dha raportin për punën e deritanishme të Maqedonisë në përshtatjen e politikave dhe dhënies së mundit të këtij vendi drejtë afrimit në strukturat euro-atlantike. Mediet në Maqedoni atij raporti po i thonë raport pozitiv, madje edhe opozita më e madhe maqedonase në vend, raportit të komisionit evropian i duartrokiti dhe gjeti gjuhën e përbashkët me “monarkun” Nikolla Gruevski.
Duke pasur parasysh se vet kam përgatitur raporte për një organizatë joqeveritare në Maqedoni, e di fort mirë qëllimin e përgatitjes së atyre raporteve, politikës që fshehët në të dhe fryrjes së disa veprimeve mikroskopike të cilat i realizon një subjekt qoftë politik, ose edhe shtet në veti. Nëse doni të kuptoni këtë konstatim më thjeshtë do ju sjellim një shembull nga historia jonë jo shumë larg nesh.
Nëse mendoni se shteti-“parajsë” në tokë është një utopi, ose diçka e parealizueshme, kryesorja keni dëgjuar për një “shtet” të tillë. Madje disa më të moshuar se ne edhe janë kalbur nëpër burgjet e Jugosllavisë duke e ëndërruar këtë shtet i cili në fakt ishte shteti ndër më të varfrit në botë. Shqiptarët këndej kufirit vuanin nëpër burgje se e donin këtë shtet të ëndërruar, ndërsa shqiptarët andej kufirit torturoheshin nga diktatura komuniste e cila i kishte dyert e hekurta të pushtetit të saj. Por ne nuk po flasim për shtrirjen e shqiptarëve padrejtësisht në këto shtete që gjenden momentalisht, edhe pse natyrshëm edhe gjeografikisht edhe historikisht ata mundeshin me qenë bashkë. Por, kërkesa dhe dëshira e atyre që bashkohen për interesa ekonomike e ndau këtë popull në kaq pjesë.
Shembulli i raportit të Komisionit Evropian për Maqedoninë është gati i njëjtë si shembulli i Shqipërisë në kohën e diktatorit Enver Hoxha. Shqiptarët e mëmëdheut vuanin për bukë, ndërsa Shqipëria mori çmimin e parë si shteti më i furnizuar me ushqime në botë. Kjo gjë është e vërtet. Por, duke pasur parasysh sistemin komunist i cili sistem ka pasur një mendësi diktatoriale ne edhe nuk habitemi shumë me gjërat të cilat ndodhën në të kaluarën. Edhe pse do të ishte ende më mirë që të mos ndodhnin fare ato gjëra.
Habia më e madhe gjendet në raportin e Komisionit Evropian i paraqitur nga mediet e Maqedonisë si një raport pozitiv për qeverisjen e Nikolla Gruevskit në këtë copë toke me këtë strukturë njerëzish. Madje pjesë të këtij raporti të komisionit evropian që mediet i dhanë më shumë hapësirë ishte rregullimi i marrëdhënieve ndëretnike në këtë shtet.
Komisioni evropian i dha çmimin “nobël” Maqedonisë dhe “monarkut” të saj Nikolla Gruevski në rregullimin e raporteve ndëretnike në këtë vend. Nuk e di se ku e shohin ata ‘parajsën’ e raporteve ndëretnike kur pak para raportit të tyre shqiptarët u fyen në mënyrën më çnjerëzore nga ana e akademisë maqedonase, u rrahën në Nerez të Shkupit, pati probleme diplomatike me Republikën e Kosovës, probleme për shqiptarët e Shqipërisë në kufirin e Maqedonisë, mos lejimin e librit shqip nëpër panairet e Maqedonisë, i penguar nga ana e “monarkut” Nikolla Gruevski, e shumë e shumë probleme të tjera të ngjashme vetëm në këtë sferë.
Po u ndalëm dhe i analizuam vetëm problemet ndëretnike në Maqedoni, do të duhej që të shpallnim gjendje të jashtëzakonshme në këtë shtet. E jo ti jepet notë pozitive të gjitha këtyre veprimeve vetëm për të arritur deri tek qëllimi.
Po, cili është qëllimi i komisionit evropian në legjitimitetin e veprimeve antishqiptare në Maqedoni? Nëse në demokracinë klandestine qëllimi justifikon mjetin, atëherë ne mund të supozojmë që qëllimi i komisionit evropian me raportin e fundit për Maqedoninë është kënaqja e orekseve të Republikës së Greqisë dhe presionit në formën e “benificioneve” drejtuar diplomacisë së Maqedonisë.
Që raporti i komisionit evropian të jetë i lyer me kozmetik nga ana e politikbërjes në Maqedoni, duheshe që në periudhën e sjelljes së këtij raporti Maqedonia të zgjidhë demarkacionin kufitar me Republikën e Kosovës dhe ti rregulloj raportet diplomatike me këtë vend. Kozmetikë e përgatitur në mënyrë perfide nga ana e komisionit evropian dhe politikbërësve në Maqedoni, përmes zgjidhjes së raporteve diplomatike me Kosovën, dhe përfundimin e problemit të hapur kufitar me të, politikëbërësit në Maqedoni ia mbyllin sytë shqiptarëve të këtij vendi për të mos i kundërshtuar pjesët kontestuese të raportit të komisionit evropian dhe për tu përshtatur me gjellën e gatuar në këtë mënyrë.
Por, “zulu” Maqedonia gjithmonë do të ngelet e tillë, me fytyrë të “shëmtuar” ndëretnike dhe me një kozmetikë e cila nuk do të ketë mundësi që ti mbulojë puçrrat e “demokracisë” të “monarkut” Nikolla Gruevski. Do të ngelet e tillë pasi që legjitimitetin e veprimeve antishqiptare, vet ky person po e merr nga vet shqiptarët me aminin e komisionit evropian i cili po përgatit raporte pozitive për afrimin e Maqedonisë në strukturat euroatlantike.
Tash edhe nëse çohet ndonjë subjekt politik shqiptar dhe e kundërshton raportin e komisionit evropian të përgatitur për Maqedoninë, atëherë vet Nikolla Gruevski para opinionit ndërkombëtar do të sqarohet se ai është për në struktura euroatlantike, por këto procese po i pengojnë shqiptarët e Republikës së Maqedonisë. Që në fakt shqiptarët e këtij vendi po viktimizohen në forma të ndryshme nga ana e kësaj qeverie dhe secilës qeveri në Republikën e Maqedonisë.
Për viktimizimin e shqiptarëve të Maqedonisë kemi shumë fakte edhe atë të freskëta nga qytetet më të mëdha shqiptare në këtë vend. Na kujtohet shumë mirë Maqedonia e para tre viteve kur kurban i kësaj qeverie dhe i kësaj “demokracie” klandestine shkoi komandant Iliri ose Isa Lika, për të cilin ende nuk është zbardhur çështja e vrasjes së tij misterioze. Nga persona të cilët e kanë njohur për së afërmi Isa Likën, thuhet se ka qenë një djalosh i moralshëm i cili nuk ka pasur hesape të pazgjidhura mafioze me njerëz tjerë. Kështu që bien poshtë konstatimet e disave se ai është vrarë si rezultat i disa hesapeve të pazgjidhura me disa grupe të caktuara.
Ky është vetëm një montim politik nga ana e strukturave të cilat ende nuk kanë dalë në pah, por jam i bindur se një ditë edhe ky rast si shumë raste tjera në Maqedoni do të zgjidhen. Me siguri të gjithëve iu kujtohet diskriminimi institucional që i bëri Nikolla Gruevski votës shqiptare në 2006, dhe si rezultat i këtij diskriminimi ende sot e kësaj dite pasojat po i vuajmë vet ne shqiptarët e këtij vendi.
Ende e kemi të freskët Tetovën e “monarkut” Nikolla Gruevski të shndërruar në “Teksas” ku grupet mafioze bënin çdo gjë me mbështetjen e qeverisë së po këtij “monarku” i cili sot po krenohet para opinionit publik se ka arritur deri në një nivel të kënaqshëm të raporteve ndëretnike në Maqedoni. Ata që kanë pasur fatin të jetojnë në Tetovë në atë kohë, kanë parë me sytë e tyre dhe kanë përjetuar në lëkurat e tyre çartjen e disa grupeve të cilat kishin liri të pakufizuar veprimi në prishjen e rendit publik, por edhe në prishjen e rehatisë së njerëzve të cilët jetonin ose studionin në atë kohë.
Të gjithëve na kujtohet përzierja në autonominë e Universitetit Shtetëror të Tetovës nga ana e qeverisë së atëhershme po edhe të sotshme të “monarkut” Nikolla Gruevski, dhe jetën e gjallë e aktive kulturore të anës tjetër të Maqedonisë. Shqiptarët e Maqedonisë gjithherë kanë qenë për një Maqedoni me demokraci të shëndosh e për një Maqedoni evropiane, por gjithherë të tjerët kanë tentuar që të përfitojnë në zgjatjen e pushtetit të tyre përmes shtypjes së shqiptarëve dhe hedhjes së fajit për mosfunksionim të demokracisë në këtë vend.
Sot mediumi publik RTVM jep hapësira falas për rikonstruimin e Manastirit Shën Bigori, medium i cili përfiton mjete financiare edhe nga taksapaguesit shqiptar mysliman, ndërsa nuk kemi parë asnjë hapësirë falas në këtë medium, për përkrahje ose mbështetje të ndërtimit të ndonjë xhamie në Republikën e Maqedonisë.
Duke vështruar gjendjen reale politike dhe shoqërore në Maqedoni, na del shumë i pakuptimtë raporti i komisionit evropian për Maqedoninë. Por, pasi që jemi të interesuar që ta shohim Maqedoninë në NATO dhe BE, do të pajtohemi edhe me këtë pakuptimësi me të vetmin qëllim që njëherë e përgjithmonë shqiptarët ti shohim të bashkuar bile në BE.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“Flej me ty e zgjohem me ty, dashuri më të fortë në jetën time nuk kam provuar” - Livia përlotet nga mesazhi që merr nga Mevlani?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-45-780x439.jpg)
“Flej me ty e zgjohem me ty, dashuri më të fortë në jetën time nuk kam provuar” - Livia përlotet nga mesazhi që merr nga Mevlani?
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/01/Martin-Berishaj-Ambasador-ne-Kroaci-intervistohet-nga-Komisioni-Hetimor-Parlamentar-foto-Ridvan-Slivova-29-e1673636820703-780x439.jpg)
Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt
![Rrëzohet aeroplani luftarak francez në Indi, pilotët katapultuan në momentin e fundit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-21-780x439.jpg)
Rrëzohet aeroplani luftarak francez në Indi, pilotët katapultuan në momentin e fundit
![Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_5-10-e1738862146398-780x439.jpg)
Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë
![Tre lojtarët e Barcelonës dolën kundër transferimit të Rashfordit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rashford-4-780x439.jpg)
Tre lojtarët e Barcelonës dolën kundër transferimit të Rashfordit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin