LAJMI I FUNDIT:

Zuckerberg me hapa gjigant drejt kreut të listës si më i pasuri në botë

Zuckerberg me hapa gjigant drejt kreut të listës si më i pasuri në botë

Themeluesi i rrjetit social Facebook ka lëvizur deri në vendin e nëntë në listën e Bloombergut, duke parakaluar themeluesin e IKEA-s, Ingvar Kamprad.

Mark Zuckerberg (31) ka një pasuri prej 43.1 miliardë dollarë, gjegjësisht ka një rritje prej 8.6 miliardë dollarë gjatë këtij, transmeton Telegrafi.

Aksionet e Facebook-ut u rriten me shifrat rekord prej 98,39 dollarë të martën.


Shifrat e tremujorit të dytë të rrjetit social pritet të tregojnë një biznes që do të lulëzoj edhe në saje të reklamave me video.

Aksionet janë rritur për 25 për qind deri më tani këtë vit dhe më shumë se 160 për qind nga çmimi i tyre që nga viti 2012. Facebook, tani vlen rreth 275 miliardë dollarë.

Ndërkohë, pasuria e 89-vjeçarit Kampard ka pësuar rënie për 2.8 miliardë dollarë gjatë këtij viti, përkatësisht ka 42.2 miliardë dollarë.

Zuckerberg tani është vetëm 300 milionë dollarë pas themeluesit të Oracles, Larry Ellisonit, i cili sipas listës së Bloombergut ka një pasuri prej 43.4 miliardë dollarë. Themeluesi i Amazonit, Jeff Bezos është në vendin e shtatë me 43.5 miliardë dollarë.

Megjithatë, Zuckerberg është ende shumë prapa njeriut më të pasur në botë. Themeluesi i Microsoftit, Bill Gates, ka një pasuri që vlerësohet prej 85.2 miliardë dollarë.

Gates pasohet nga pronari i Inditex, Amancio Ortega, me 70.8 miliardë dollarë dhe investitori Warren Buffett me 67.6 miliardë dollarë.

Në listën e femrave më të pasura gjendet Christy Walton. E veja e John Walton T, djalit të dytë të themeluesit të Wal-Mart, Sam Walton, ka një pasuri prej 36.8 miliardë dollarë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Ekonomi
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Ekonomi
Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

Ekonomi
ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Ekonomi
Kalo në kategori