Fadil Lepaja
Mos t’ju hutojë përmendja e zogut në kontekst politik! Nuk ka të bëjë aspak me Tunën dhe “Zogun” e saj! Ka të bëjë me këngën dhe politikën! Dikur politika ishte vazhdim i luftës me mjete të tjera, apo ishte e kundërta?! Tash kanë ndërruar… mjetet! Kush me sharki, kush me def, e kush me lahutë, apo veç me zërin e vet, dalëngadalë po e ndërron fytyrën e rajonit. Ballkani po qetësohet! Po këndon!
Këngën për “Miljackën” e ka për zemër dhe e këndon në shumë raste publike, kryeministri serb Ivica Daçiq! Është sevdali i madh! Paraardhësi i tij nuk ishte aq sevdali! Shefi i tij i dikurshëm ishte bankier. Ai u bë i famshëm si kryekrimineli i Ballkanit dhe profiter i luftës, multimiliarder!
E Ivica, asokohe ishte vetëm zëdhënësi i tij! Shefi i tij i dikurshëm i shembi urat mbi “Miljackë” e ky tash këndon dhimbshëm për urat e shembura. Njerëzit ndërrojnë! Sidomos në politikë! Pastaj, si shkruajnë mediat serbe, ai e ka merak muzikën, rakinë dhe të gjitha të tjerat që i duam edhe ne që nuk japim llogari përpara votuesve. Ai është argëtues i popullit! “Do t’i kalojmë të etur andej lumit” këndojnë fqinjët tanë veriorë!
Loja e argëtimit gjithëpopullor u nxeh aq shumë sa, së një televizion privat, duke e ditur kryeministrin serb për merakli, i bëri një grackë të “ëmbël”. Moderatorja e bukur e cila po e intervistonte po e bënte Sharon Stonin, nga “Basic Instinct”! Kryeministri serb, në pikën kulminante, kur moderatorja u çel kanatash, si një dritare që paralajmëron mëngjesin, uli kokën dhe u lëpi ndër vete!Por, qëndroi burrërisht. Pakkush do të qëndronte ashtu! Pastaj, sa për t’ i bërë adetin paralajmëroi padi! Por… me kaq u mbyll!
Por, të kthehemi te kënga që e ka për zemër Ivica! Këtë këngë të famshme, dikur, para luftërave ballkanike, e këndonte këngëtari Halid Beshliq. E lumi i famshëm nuk e ka ndërruar burimin, as sot e kësaj dite, as pas luftërave të përgjakshme! Burimi i lumit “Miljacka” ende ndodhet në Pale, Bosnjën Qendrore! Ka lëvizur vetëm politikisht! Në hartën e re të pasluftës ndodhet në pjesën serbe të Bosnjës! Mbi këtë lumë, i cili rrjedh pastaj përmes Sarajevës, ka me dhjetëra ura, të cilat edhe pse janë rindërtuar pas luftës, disa kanë mbetur ende të pakalueshme, politikisht.
E ka aty edhe ura të famshme! Një nga ato, e cila ndodhet në lagjen “Skenderija “ të Sarajevës, quhet “Ura e Ajfellit”, e projektuar nga Gustave Eiffel, i njëjti i cili e projektoi edhe kullën e famshme në Paris.
Pra, Ivica sevdali e do famën shumë! “Krejt është njëjtë, por asgjë nuk është më si dikur” këndonte boshnjaku Beshliq!
Në një ndejë joformale në prapavijë të bisedimeve në Bruksel, Ivica rregullon reputacionin! Organizuar nga regjisori me famë botërore Emir Kusturica, mbrëmja me diplomatët pa kollare, duket të ketë kaluar hareshëm!
Aty, me ftesë të regjisorit të famshëm, Ivica e merr mikrofonin dhe këndon këngën “Miljacka” nën përcjelljen e grupit “Emir Kusturica & The No Smoking Orchestra”! Për ata që nuk e njohin regjisorin e famshëm, Kusturica, është me interes të përmendet se ai edhe pse mysliman boshnjak me origjinë, ishte rreshtuar fuqishëm në anën serbe të luftës dhe të antiglobalizmit.
Kështu, Ivica pa kollare, këndon për “Miljackën” dhe dërgon mesazhe pajtimi, edhe pse në kuptimin metaforik, “Miljacka” dhe “Ibri” kanë po të njëjtin kuptim, d.m.th. përfaqësojnë kufirin e vendosur dhunshëm, me luftë, nga shteti serb, në territoret e vendeve të tjera. Ato, falë spastrimeve etnike serbe tash paraqesin edhe kufij etnikë. Diplomacia serbe tash synon t’i legjitimojë edhe politikisht! Por, për Ibrin, Ivica nuk këndoi! As kërkoi ende falje për bëmat e shefit të tij, të cilat secilën ditë e më tepër në formën e varrezave masive, po shpalosen para syve të botës. Ndoshta kjo është strategjia e tij! Të shpalosen, pastaj … të dehemi, të këndojmë e të harrojmë!
Por, Ivica është veç një zog i politikës, që rraplloi flatrat edhe në muzikë. Për të argëtuar masën!
Nëpër botë ka mjaftë kryeministra këngëtarë! Japonezët për shembull, para pak vitesh, mekeshin pas kryeministrit të tyre Yukio Hatoyama i cili këndonte shansone! Edhe ish kryeministri kroat cicëronte në raste publike! Dikur edhe Tony Blair i binte kitarës në grupin "Ugly Rumours" , madje edhe kishte kënduar me raste. Njëherë, derisa ishte kryeministër, me grupin “Bee Gees”, kishte kënduar këngën e tyre të famshme "Stayin’ Alive"! Ju kujtohet ish kryeministri britanik Tony Blair, heroi i Kosovës , i cili së fundmi simbolikisht e udhëhoqi bashkë me Edin edhe një mbledhje të kabinetit qeveritar në Tiranë?
Edhe shefi i tanishëm i Blair këndon me raste. Nuk ka asgjë të keqe kur imitohen më të mirët! Pastaj, Edi ka prirje për të krijuar atmosferë. Herë me def e herë pa të! “Kush këndon, nuk mendon keq” do të thoshin fqinjët tanë veriorë. Në një video, po këndonte për Saliun! Në një autobus duke i rënë and e kënd Shqipërisë, po e këndonte këngën ”Ra Sala prej fiku, ra si top llastiku”! Gjithsesi, nuk po mendonte për keq! Për shijen e Edit, Sala dhe fiku nuk shkojnë bashkë në një këngë! Për hir të vërtetës, ishte Faja që ra prej fiku! Pra, Edi veç sa donte të vinte gjërat në vend të vet!
E kryeministri Thaçi, për aq sa dimë ne, nuk di të këndojë! Ai di vetëm të recitojë! Sidomos poezitë: “Urime, suksese …”, ‘Kurrë,kurrë…e as atëherë” dhe “ Do t’i rrisim…prapë”! Rrogat! Ka shumë komente rreth këtyre sloganeve parazgjedhore, të cilat nuk janë për një publik me edukatë! Por, kjo nuk do të thotë se Hashimi nuk e do muzikën, po aq sa qeverisjen. Ai njihet si adhurues i rap-it. Në qeveri ka edhe reperin e njohur kosovar, i cili dikur këndoi për ushtarët e rrugës. Tash nuk këndon më, se është ministër! Demokracia nuk i preferon ushtarakët në politikë! Thaçi është i kujdesshëm! Ata që e adhurojnë “Zhuj Selmanin” nuk i ka futur drejtpërdrejt në qeveri! Ata këndojnë nëpër dasma, këmbëkryq ose me këmbët nën sofër!
Së fundmi ka befasuar me talentin e tij Hajra! Jo, Luan Hajra! As Hajredin Pasha! Por, Hajredin Kuqi! Sa herë është ngushtë kryeministri, ai del bedel! Pra, në këtë rënditje këngëtarësh, po e nxjerrim bedel, Hajredinin! Në një video që qarkullon në ‘net , ai e kishte “kallë” krejt , bashkë me vëllezërit Qetaj. Këndonte për Ali pashë Gusinë dhe po bënin kërdi …mbi sofër! Edhe bakshishet nuk mungonin mbi sofër!
Por, se mos e lëmë në harresë Ivicën. Nuk po këndon për urën me barrikada e as për vendlindjen e tij, Prizrenin! Mbase edhe do të këndonte, por nuk guxon me e prishë baraspeshën! Se Prizrenin e ka në zemër edhe kryeministri turk! E ai nuk bën hajgare, as nuk këndon! Së paku jo publikisht! Nejse, në ‘net e gjen duke kënduar këngën “Gas Them All” e cila ka të bëjë me demokracinë në Sheshin Taksim! Por, në fakt, ai nuk është ai! Këtë këngë ia këndojnë! E imitojnë! Erdogan, pra nuk këndon! Por ka respekt për këngën, sidomos kur hoxha “këndon”!Kur thërret ezanin, ai ndalet. Se fjalimet e tij publike, rastisin shpesh me ezanin! E ky ndalet dhe tregon respekt! E kemi parë në Prizren!
Për fund, fare, ju ftoj të mos bëheni cikërrimtarë! Edhe pse shumë nga zogjtë këngëtarë të politikës nuk do të kalonin as në raundin e dytë në asnjë “Voice of … ”, ata gjithsesi po na argëtojnë! Sa mirë që mesazhet e ekzekutivit, tash dërgohen me muzikë! Do të pajtoheni se kjo është më mirë sesa me kallashnikov!
Më falni, më duhet ta ndërpres këtu! Sapo më erdhi një SMS, me një pyetje: “Dini të këndoni”?!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
Pas trajtimit në spital, Gjesti kthehet në Big Brother
Gjesti lë përkohësisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet