LAJMI I FUNDIT:

Zjarrfikësit ​nesër në protestë

Zjarrfikësit ​nesër në protestë
Foto: Arkiv

Nesër para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, do të ketë protestë nga zjarrfikësit.

“Protesta organizohet si reagim dhe shprehje te pakënaqësive te akumuluara vite me radhë dhe për shkak te humbjes se shpresës dhe durimit se diçka do të lëviz në plotësimin e kërkesave te artikuluara, kërkesa të bazuara në ligje, të cilat janë miratuar në Kuvendin e Kosovës e që asnjëherë nuk u zbatuan dhe ky shërbim sot gjendet në gjendje të pa definuar, një gjendje alarmante konfuze që thuaja se asgjë nuk funksionon”, thuhet në njoftimin nga Sindikata e Zjarrfikësve.

Protesta mbahet prej orës 11:30 deri në orën 12:30.