LAJMI I FUNDIT:

Zigzaget e dështuara te politikes serbe

Politikanët serbë bënë shumë zigzage politike dhe lojëra që nuk preferohen shumë për të “rriturit” kur është fjala për respektimin e rendit ndërkombëtar, dhe pak a shumë ky që është dhe dalja mbi interesat e ngushta nacionaliste serbe që po e paguajnë më sakrificën e tyre për të qenë pjesë e integruar në BE. Natyrisht politika e trashëguar me herët nga paraardhësit socialist vazhdon, feja të ketë ndikim në politikbërjen serbe që mund të krahasohet me shtetet mesjetare, nuk përkon me zhvillimet e kohës së sotme. Andaj nuk është çështja e objekteve religjioze ortodokse që liderët serbë nuk pritojnë t’i vizitojnë, por nuk duhet të mbjellin iluzion që në Kosovë të bëjnë politikë me barrikada dhe festa fetare. Ndërtimi i një politike me mite dhe misticizëm nuk po ecën drejt një shteti çfarë duhet te jetë Serbia.

Shtetet e rajonit janë duke ecur në këtë segment disa hapa para nga fqinji i tyre Serbia që është zhytur në mite e legjenda që vështirë argumentohen në botën shkencore apo kulturën religjioze të popujve të Ballkanit. Vizitat serbe kanë më shumë mesazh politik për të treguar gjoja interesimin e tyre për kulturën religjioze e shumë tentative tjera për të bërë politik me religjion. Kjo më nuk mund të servohet në BE. Esenca gjithmonë mbetet politike, e shumë më pak kulturore e religjioze. Respektimi i vlerave kulturore dhe fetare janë universale, por nuk janë politike dhe konzervate që ata duhet të i trajtojnë në formatin e dëshirave që kanë dhe apetite territoriale.

Politika e jashtme serbe është përqendruar që te merret me diplomaci uzurpuese duke tentuar të bëjnë justifikime të përrallave dhe trillimeve të liderëve të shumtë historik serbë gjoja për trojet serbe. Po si të shkëputet nga kjo katrahurë Serbia e veshur në shumë petk e në veçanti edhe petkun fetar? Është e vështirë veç nëse ka lëvizje të reja politike në Serbi, mund të ndodhë këndellja politike dhe largimi i opinionit publik nga mitet dhe nacionalizmi serbë që ka bërë dëme të konsiderueshme gjatë viteve ’90. Lëvizjet e reja politike janë ndoshta shpëtimi i Serbisë nga katrahurat dhe gënjeshtrat e sistemit të tanishëm. Gënjeshtra të ëmbla dhe realiteti i thartë, janë sinonime shpjeguese të politikës serbe që bënë kundrejt popujve tjerë në Ballkan.


Tendenca grabitqare nuk është e pranueshme për askënd, tentativat me barrikada dhe lojëra të tjera të tipit të tillë, nuk shërbejnë për të bërë politik afatgjate, se këto gjera janë të qarta në BE dhe nga SHBA. S’ka lojëra të tilla, serbët lokalë të shtetit të Kosovës rëndom janë të nxitur të veprojnë nga politika serbe, andaj po zbatojnë vetëm urdhra të politikës zyrtare serbe. Nëse duhet ata vendosin barrikada nëse iu thonë mos e bëni ketë, ose hiqni disa prej tyre, ata këtë e bëjnë duke shikuar se çfarë lëvizje po bëjnë ndërkombëtaret. Është një nga strategjitë e prapambetura dhe të pakuptimta serbe gjatë vitit 2011. Por a mund të mbahet një politikë e tillë? JO është fundi i kësaj politike serbe në këtë vit, andaj barrikada dhe betonime të asfaltit apo loja me lëvizjen e lirë duhet të ndalet urgjent nga Serbia, sepse kjo po shkakton probleme serioze integrative te saj në BE.

Ndalja dhe këndellja politike e Serbisë do të ishte pozitive në raport me shtetin e Kosovës. Respektimi i fqinjësisë së mirë, zbatimi i marrëveshjeve të arritura më Kosovën, marrja edhe shumë hapave te tjerë pozitivë do të ishte çështje që do të shtynte drejt një progresi tjetër të kuptueshëm.

Kosova deri tash është në avantazh kundrejt Serbisë në raporte ndërkombëtare, besimi dhe përkushtimi që ka treguar politika e Kosovës nënkupton se ka rrugë shumë tjera që shkojnë ka bashkëjetesa e popujve evropian dhe kjo është shumë pozitive për zhvillimin e shtetit të Kosovës. Zhvillimet brenda këtij viti do te jenë shumë interesante edhe për shtetin e Kosovës edhe për shtetin Serb! Ideja është që duhet te ketë ndryshime në politikbërjen serbe ose do te ketë kthim prapa, e kjo do t’i kushtonte shumë Serbisë së lodhur ekonomikisht dhe me suficit nacionalist.

Politika serbe duhet të tregojë përkushtim me të madh ndaj zhvillimeve të politikave ndërkombëtare për të ruajt balancën e zhvillimeve. Bërja pjesë e BE nënkupton natyrisht edhe respektimin e rendit shtetëror evropianë, normal këtë duhet të pranojë Serbia se Kosova është shtet i pavarur, dhe se duhet normalizuar raportet ndërshtetërore për të ecë ne integrime evropiane. Se a do të këndellet Serbia, a do të ndryshoj në politikën ndërkombëtare, pritet të shihet në ketë vit të sapofilluar?!