LAJMI I FUNDIT:

Ziadin Sela kërkon zgjedhje të reja parlamentare

Ziadin Sela kërkon zgjedhje të reja parlamentare

Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se po shqyrton rikonstruimin e kabinetit të tij qeveritar si dhe rritjen e numrit të deputetëve në grupin parlamentar. Ai ka thënë se fillimisht do të nis rikonstruimi pastaj do të rritet numri i deputetëve në grupin parlamentar duke shtuar se duhet të mundësohet stabilizimi në kuvend nga të gjitha aspektet. Zaev shpreson edhe në kthimin e opozitës në kuvend, dhe normalizimin e punës së këtij institucioni ligjvënës.

Ndërkohë, kreu i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela kërkon zgjedhje të reja parlamentare të cilat sipas tij do të duhej të mbaheshin pas arritjes së kompromisit për zgjidhjen e emrit. Kërkesën e tij, Sela e bazon në mungesën e shumicës stabile ne Kuvend.

Sa i përket rikonstruimit të Qeverisë zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani u shpreh se diçka konkrete nuk ka, por se shqyrtohet tema sa i përket bisedimeve për përforcimin e koalicionit qeveritar, në saje të formimit të një shumice më stabile në parlament.


Kohë më parë Zaev nuk përjashtojnë mundësinë e zgjerimit të koalicionit qeveritarë, me përfshirjen edhe të dy subjekteve politike shqiptare, Lëvizjen BESA dhe PDSH-së. Edhe nga PDSH-ja konfirmuan se në këtë drejtim kanë zhvilluar takime me kryeministrin Zoran Zaev dhe kreun e BDI-së Ali Ahmeti, megjithatë nuk shpalosin detaje.
Ndërsa kryetari i sapo zgjedhur i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, ka theksuar gatishmërinë për t’iu bashkëngjitur koalicionit qeveritar dhe paralajmëroi se për këtë do të negociojë me kryeministrin, Zoran Zaev./alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Kalo në kategori