Zhytësi i cili ka 40 vjet që noton me peshkaqenë, thotë se grabitqarët detarë janë miqtë e tij më të mirë

Pothuajse çdo ditë gjatë 40 viteve të fundit, zhytësi profesional Jim Abernethy noton me peshkaqenë dhe i konsideron si miqtë më të mirë.
Abernethy “shoqërohet” me peshkaqenët në ujërat e pastra të Oqeanit në Bahama, më saktësisht në plazhin Tiger, transmeton Telegrafi.
Ai nganjëherë është i rrethuar nga 30 apo më shumë peshkaqenë të llojeve të ndryshme, por Abernethy thotë se kurrë nuk e ka pasur as edhe një problem me ta.
Përkundrazi, me peshkaqenët ka ndërtuar një raport të veçantë – kështu grabitqarët detarë i afrohen për t’i përkëdhelur. Jim zhytet pa kafaz dhe çfarëdo pajisje tjetër mbrojtëse.
“Sigurisht se do të mendoni se dikush sikurse unë që jeton në det, që zhytet me peshkaqenë më shumë se kushdo tjetër në botë – nuk ka duar apo këmbë. Shumica e njerëzve i urrejnë peshkaqenët, por nëpër filma i kanë prezantuar si përbindësha që masakrojnë njerëzit – aty e kuptova se është krejt e kundërta”, tha Abernethy.
Madje peshkaqenët i konsideron miqtë më të mirë, thotë se sa herë që lundron me një varkë, shikon peshkaqenët rreth saj dhe i krijohet përshtypja sikur ka shkuar në një aheng të adoleshentëve, ku mblidhen të rinjtë për t’u argëtuar.
Marrëdhënie të veçantë ka ndërtuar me një peshkaqen të llojit “tigër”. “Ylli” i plazhit është peshkaqeni “tigër” që është 4.6 metra dhe i kamë vënë emrin Emma. Deri më tani ka qenë pjesë e 14 dokumentarëve të ndryshëm.
Është peshkaqeni që më së shumti në botë është fotografuar dhe gjendet nën anijen time, nga e cila pothuajse nuk largohet kurrë. Disa herë i ka shpëtuar jetën Emmas nga pajisjet e ndryshme të peshkimit, katër herë ka gjetur shufra të ndryshme të metalta të ngulura në bisht.
Popullata globale e peshkaqenëve ka rënë për shkak të peshkimit të pakontrolluar. Peshkaqenët në plazhin Tiger gjithashtu rrezikohen nga ky fenomen. Ai po mundohet të edukojë të tjerët për ndikimin e faktorit njeri në zvogëlimin e numrit të peshkaqenëve.
Siç raporton BBC, thotë se ëndërron ta dokumentoj edhe më shumë anën tjetër të kësaj krijese. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Politikani zviceran bleu një pistoletë uji rozë në internet, dënohet me 6,500 franga

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Trudeau largohet nga Parlamenti "me gjuhën jashtë dhe një karrige në dorë" – bien në sy komentet në mediat sociale

Disa kuriozitete mbi numrin ‘Pi’

Pretendon të ketë udhëtuar në kohë - parashikimet e tij për 2025 po tërheqin vëmendje të madhe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët