Me vullnetin e Zotit, pas shumë vjetësh diktature, vendi ynë fqinj, Shqipëria, u çlirua nga diktatura. Deri atëherë e vetmja zhurma që dëgjohej atje ishte autoambulanca, alarmet publike, dhe… sirena e policisë. Pastaj erdhi sërish edhe ezani, kambanat etj.! Përgjithësisht kapitalizmi konsiderohet më dinamik dhe më i zhurmshëm se socializmi, nëse nuk i marrim në konsideratë mitingjet e organizuara nga militantët e partisë ku hidheshin sloganet për partinë dhe udhëheqësin e pagabueshëm. Aty po që kishte dinamikë dhe sinkronizim! Po të hidhërohej zoti në tokë, nuk të falte. Me atë lartë kalohej më lehtë!
E ndër ne, këndej, falë Zotit, i kishim të gjitha. Fqinj ynë verior, i cili na mbante nën pushtim, na lejonte të kemi edhe veturat tona, të kishim edhe lavatriqe e televizor, edhe ezani thirrej me të madhe edhe kambanat binin! Edhe trurin na e shpërlanin, gratis!
Na lejohej të shkonim edhe në vendin tonë amë, kryeministri i të cilit është edhe vëllai i kryeministrit tonë! Pra, në Turqi! Madje, kur ne nuk donim të shkonim, këta na ndihmonin duke na vendosur me pahir nëpër trena, fshatra të tëra, dhe nën përcjellje të policisë sekrete apo xhandarmerisë na përcillnin deri në kufi. Edhe hoxhallarët tradicionalë përhapnin entuziazëm për shpërnguljen kolektive në Anadolli! Turk elhamdyrylah, thoshin pleqtë dhe niseshin për në Anadoll me shpresë se ata do të ishin më të mëshirshëm se fqinjët veriorë! Fundja, tashmë gati ishim mësuar! Nuk janë pak 500 vjet!
E në vendin fqinj, kryeministri i të cilit është miku i kryeministrit tonë, nuk mund të shkonim! Këtu nuk themi dot se Zoti i hapi rrugët, se Zoti ishte i ndaluar me ligj! Por, perëndia në tokë vdiq dhe hapi rrugën për të gjithë! Kur shkuam… nuk ishte parajsë si e kishim menduar! Kishte filluar një garë e përgjithshme, një selektim i llojeve.
Secili bënte garë se kush po bënte më shumë zhurmë. Ishte gjallëruar mileti. Sidomos boritë e makinave të qanin veshtë! “Nuk ke bori, nuk ke makinë”, po thoshte një shofer taksie asokohe .
Ndër ne makinat nuk ishin risi! Kur donte të na largonte nga dëshira për me pa andej gardhi, regjimi kolonizator na thoshte: keni më shumë makina, lavatriqe, televizor…!
Por, edhe ndër ne u shfaq një zhurmë e re. Edhe gara ishte tjetër! Sirenat! Kalonte ndonjë autoambulancë me sirenën e lëshuar në maksimum. Ec e mos lësho rrugë. Të rrëqethej shtati! Shpesh sa për sport i lëshonin në maksimum, për të marrë përparësi kalimi!
Pastaj kalonin eskortat e udhëheqësve përplot merita që parakalonin po aq zhurmshëm përpara apo prapa qytetarëve të bezdisur. Zhurmonte sirena dhe kërkonte përparësi kalimi! E kur qëllonte të binte sirena prapa shpine, ti si shofer medoemos do lëshoje rrugë. Pa çka se nuk e dije a po kalon një i sëmurë me urgjencë apo një pushtetar i shëndetshëm. Megjithëse definicioni i shëndetit ende është i paqartë! Por, u bë çka u bë! Tash kanë ndërruar gjërat.
Përpos me bori dhe me sirena ka filluar një garë e pashpallur edhe ndër imamët. Cili do jetë më i zëshëm me altoparlantin e tij. Teknologjia ka krijuar mundësi të pafund. Ai që ka kënaqësinë të ketë shtëpinë në mes disa xhamive, ai po që e ka të çartë se kjo garë për xhematin duhet të zhvillohet me mjete të tjera. Kur fillojnë të 5-6 altoparlantë, sipas zakonit jo njëkohësisht, ti në pikë të natës ndreqesh ulur dhe nuk e kupton çka po ndodhë! Pastaj e kupton!
Ky shtet e ka marrë teposhtën, më kujtohet që thoshte dikur një plakë e mëhallës. Ishim fëmijë atëherë! E ku po e din ti gjyshe punën e shtetit, i thoshim ne jo pa shpotitje, e ajo vetëm qeshej e thoshte: Kqyrini!
Çka me pa, shteti parakalonte me xhipa të kohës, dhe qytetarët thyenin këmbët për të ikur nga rruga e pashtruar. Pas xhipit mbetej një re pluhuri e cila i mbulonte edhe pasthirrmat që kishin të bënin me… prindërit e shtetit !
Po, ku ka shteti nënë e babë, pash Zotin, thoshte gjyshja! Mos e fëlliqni gojën, o djem! Pastaj, edhe ju plasin në burg për një të sharë, këta, more të shkretë! Po kush e dëgjon plakën.
Të rinjtë mendonin ndryshe! Ka, prindër shteti, si nuk ka, thoshin ata dhe ia përmendnin që të dy në kontekst erotik.
Kjo më kujtohet sa herë parakalojnë zhurmshëm suitat e politikanëve të përcjella me sirenat e zhurmshme të policisë. Nashtë, tanët janë po më thoshte një mik. Së paku këta janë tanët, po fliste si për të ngushëlluar veten, sepse të rinjtë si zakonisht, prapë përmendnin nënën dhe babanë e shtetit.
E kur jemi te sirenat, a thua sa decibel zhurmë prodhojnë ato? Më shumë se ezani?
Kush prodhon më shumë decibel: qytetari, shteti, apo imamët? Kjo te ne po definohet me ligj, tashmë! Eh, lum miku, po e kuptoj që po don me ndërrua temë.
Në Kosovë, me një shumicë të thjeshtë votash u miratua në parim një projektligj i cili synon që të detektoj burimet e zhurmës dhe të krijoj pastaj edhe hartat! E zhurmës! Këtu janë përfshirë edhe pajisjet elektroakustike (të xhamive) dhe kambanat!
A duhet të ndihen të fyer besimtarët? A duhet të ndihen të revoltuar?
Ministri i Shëndetësisë u ndie i fyer. Ai si kryetar i një partie e përfolur si islamiste, lëshoi një deklaratë politike lidhur me këtë. Se te ne politika nuk përzihet në çështje të fesë. As qeveria as partitë! Është çështje private.
Një i njohur i imi më tha se ai, përkundrazi, po proteston në një mënyrë të heshtur, krejt origjinale kundër këtij ligji. Ai e kurdisi telefonin e tij mobil në të pesë vaktet dhe për zile e zgjodhi pikërisht… ezanin. Për çdo natë e ndal sapo të dëgjohen tonet e para për të mos u zgjuar fëmijët se pastaj nuk mbetet vend as për namaz.
Kur filloi të praktikohej ezani, po me shpjegonte ai, nuk kishte iPhone! Tash, me zhvillimin e teknologjisë gjërat kanë ndryshuar.
Duke bërë zhurmë apo duke i zgjuar nga gjumi ata që nuk e ndiejnë të obligueshme të falen ne as fitojmë sevap e as fitojmë simpati, po thoshte ai. Duhet pranuar se nuk është qasje tradicionale por as ekstreme. Më shumë pragmatike!
A na dëgjon Krijuesi kur i lutemi me zë të ultë? Po qytetari kur e thërrasin për lutje? E po qytetari le të kurdisë zilen, po thoshte filozofi urban! E Zoti… dëgjon edhe kur i flet pa zë!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

Reagimi i Gjestit kur merr vesh se Egli u tërhoq nga gara - banorët e akuzojnë se ai ishte arsyeja e largimit të saj

Egli Tako lë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Prodhuesi i Jack Daniel's thotë se heqja e alkoolit nga raftet në Kanada 'më e keqe se tarifat'

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi