Zgjidhja e zgjedhjeve – dalja nga kriza
Zgjedhjet – operacioni pati sukses, por pacienti vdiq – demokracia
Gjatë dhe para përfundimit të një procesi zgjedhor, i cili u manifestua me një sërë parregullsish dhe si rezultat i një varg ankesash për “deformim serioz të procesit” dhe në pamundësi të “ruajtjes së votës së lirë”, ilegjitimiteti i“votës së lirë” ka mundësi të mos mund të funksionalizohet dhe kjo situatë e cila e ka dëmtuar rëndë parimin e demokracisë dhe vet sistemin zgjedhorë duhet të ketë një “zgjidhje të kulturuar demokratike” dhe të jemi shembulli i daljes nga kjo situatë e pa zakontë për demokracinë në shtetin tonë të ri.
Cila do të ishte rruga e drejtë e daljes nga kjo situatë politike të “ilegjitimitetit zgjedhor”. Ekzistojnë disa mundësi – opsione demokratike që kjo situatë të ketë zgjidhje parimore. Së pari ajo që po ndodhë tani me sanimin – rinumërimin e dyzet për qind të vendvotimeve, dhe rivotimi në disa komuna si Skenderaj, Drenas, Deçan dhe Lipjan do të mundohet që të rikthehet në vend besueshmëria dhe kredibiliteti i “votës së lirë”. Nëse subjektet politike pranojnë këtë rezultat tani më të sanuar nga deformimi faktik, pas certifikimit të rezultateve duhet të shkohet në krijimin e koalicionit të gjerë në mes PDK-së AKR-së minoriteteve dhe deputetëve veç e veç nga disa subjekte politike, koalicion ky që në shkrimet e mia e kam quajtur “koalicion të shëndetshëm 2011-2114”.
Së dyti, nëse KQZ-ja nuk do të arrijë të sigurojë “rezultate kredibile” edhe nga pjesa e dytë e rizgjedhjeve, që të rikthej besueshmërinë pas certifikimit të rizgjedhjeve të 9 Janarit, ekziston një zgjidhje sipas parimit të përfshirjes të një spektri më të gjerë subjektesh politike që do kishte synim “rikthimin e mundshëm të legjitimitetit të zgjedhjeve”, me marrëveshje politike brenda subjekteve partiake, me krijimin e një qeverie ku kryeministër do të ishte padyshim lideri Thaçi, i cili do të krijonte institucione me një president konsensual dhe me një kuvend të “unitetit ndërpartiak parlamentarë”.
Mandatari i ri i qeverisë, PDK-ja, e cila doli me përqindje më të madhe në zgjedhje, njëkohësisht si bartës kryesor politik pas rezultateve të zgjedhjeve të 12 dhjetorit dhe ankesave për “deformimin e votës së lirë”, të ofrojë një zgjidhje të pranueshme për të gjitha subjektet politike që ishin pjesë e sistemit, ku tani më të gjitha subjektet politike, kush më pak e kush më shumë, ishin fajtore për deformimin e demokracisë – votës së lirë.
Qeveria e ardhshme e kryeministrit dhe liderit të PDK-së, Thaçi, do të duhej të krijohet sipas modelit të një “qeverie të unitetit politik” të afatizuar, duke përfshirë edhe LDK-në, duke i tejkaluar ndasitë elektorale dhe kështu kjo qeveri do të garantonte përfundimin e “bisedave pas-statutore me Serbinë”, “modifikimin e ligjit – sistemit zgjedhor”, “procesin e regjistrimit të popullsisë” dhe “liberalizimin e vizave”. Këto katër prioritete strategjike të karakterit nacional të Kosovës do të mund të përfundonin në një mandat dy vjeçare sa edhe do të kishte mandat kjo “qeveri e unitetit politik”.
Gjatë kësaj faze dy vjeçare Kosova do të krijonte të gjitha parakushtet ligjore e faktike në kushte dhe klimë të përshtatshme politike për t’i mbajtur zgjedhjet e lira dhe demokratike në pesëvejtorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Kryeministri Thaçi duhet të tregoj se me të vërtetë është lider dhe politikan përtej përmasave të politikave partiake, por si një “vizionar politik nacional” ai duhet ta shqyrtoj këtë propozim me të vetmin qëllim të ruajtjes së “kohezionit politik” e demokratik në Kosovë. Ai me këtë shembull do t’i tregonte botës së qytetëruar demokratike, miqve tanë dhe aleatëve të shtetit të Kosovës dhe populli të saj, se Kosova e ka merituar dhe di të respektoj vlerat themelore të demokracisë.
Duke qenë një negociator i shkëlqyeshëm politik e diplomatik, kryeministri Thaçi duhet ta ketë si model këtë “propozim racional” i cili do të reflektonte pajtueshmëri dhe unitet brenda spektrit politik dhe qytetarëve në përgjithësi. Ai me këtë veprim politik e strategjik jo që do të krijonte përshtypjet reale të një lideri të pakontestuar në Kosovë, por pas mandatit të kësaj qeverie “të unitetit politik” do t’i garantohej edhe mandati i ardhshëm katërvjeçar, si një lider që diti të unifikoj dhe ruaj çdo eskalim të situatës së tanishme politike të brishtë, e cila do të mund ta çonte vendin në mohimin vlerave politike dhe t’iu përngjanin skenarëve politik që kurrë nuk kanë qenë pjesë e shoqërisë sonë.
Skenarët e kohëve të fundit të lansuar në mediat tona lidhur me dosjet në Maqedoni, skenarët e porositura të Dick Martit për t’i poshtëruar vlerat e UÇK-së pikërisht në fazën e testit të parë të demokracisë së shtetit të Kosovës dhe përpara bisedave pas-satutore me Serbinë. Kjo e fundit është duke shfrytëzuar mirë rrjetin e shërbimeve të inteligjencës së saj, e cila po tenton të krijoj situata të paqena në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni në mënyrë që ta paraqesë veten më me ndikim dhe favorite në prag të bisedimeve në mesin e të pabarabartëve.
Në këtë situatë të ndërlikuar politike, kryeministrit Thaçi i duhet edhe një vëmendje dhe vigjilencë e vetëmohimit politik dhe sakrificës për ta ruajtur, siç e ka bërë edhe paraprakisht, ekuilibrin dhe kohezionin kushtetues të shtetit. Nuk kam dyshim se kryeministri Thaçi për interesin e shtetit duhet ta zgjidhë këtë situatë ngase koha do ta tregoj se kjo “zgjidhje e unitetit politik” do të ishte më e mira dhe “shëruesi i plagëve të demokracisë” në Kosovë dhe njëkohësisht pengimi i realizimit të skenarëve të shërbimeve serbo-ruse për krijimin e një imazhi negativ të Kosovës.
Në anën tjetër lideri, Isa Mustafa dhe subjekti i tij LDK -ja do të duhej të reflektoj më shumë vlera politike të unitetit përtej vetës dhe jo të sillet me gjuhën e injorimit dhe të mospajtimit nga se “kultura politike” bazohet mbi bazën e komunikimit dhe jo të izolimit dhe goditjeve nga foltoret e ndryshme politike. Të paktën kjo gjuhë e tanishme e “shprehjeve të ulëta” nga pasiguria e rezultatit zgjedhor kurrë nuk ka reflektuar si mjet i komunikimit nga e kaluara e LDK-së. Modeli unik i “unitetit politik” dhe jo i fyerjeve, i “kulturës së komunikimit” i “të menduarit për Kosovën” e jo për partinë, padyshim se ishte modeli tradicional i presidenti historik Rugova, model ky që duhet ta instaloj çdo subjekt politik në Kosovë, ndonëse tani më së shumti e ka të instaluar si model PDK-ja
Edhe subjektet e tjera politike si AAK në veçanti dhe AKR-ja së fundi duhet të reflektojnë racionalitet politik dhe të tejkalojnë vetveten e tyre me “politika kreative të matura” në interes të shtetit.
Si duket sfida e brendshme politike kosovare e mos “pajtimit politik” nuk mbetet vetëm LDK-ja duke menduar akoma në “dominimin politik”, por një e tillë si Vetëvendosja, e cila po manifestohet me “politikat mohuese”. Kjo politikë e re dhe energjike, e tipit të revolucionit civil, të iracionalitetit politik, të karakterit të mohimit të çdo gjëje që është krijuar, madje diskutabile edhe krijimi i “shtetit” si derivat i pakos së presidentit Ahtisari, kanë hyrë në “betejën e madhe politike” me koncepte krejtësisht ndryshe nga realiteti i krijuar në hapësirat gjeostrategjike shqiptare. Politika aktuale e Vetëvendosjes e konceptuar në “njëshmërinë e argumentit” pa opsione ndryshe, aktualisht nuk i duhet sistemit politik pluralist të instaluar në Kosovë. Orientimet e tyre politike duke luajtur me ndjenjat kombëtare të qytetarëve të Kosovës për Flamur dhe bashkim kombëtarë siç ka qenë mesazhi kryesor elektoral i tyre, aktualisht në këto rrethana gjeopolitike është i pazbatueshëm dhe krejtësisht ndryshe i akceptuar të ndodhë paralelisht me integrimet euroatlantike si dy prioritetet strategjike brenda shqiptarëve.
E kam ndjerë për obligim moral e kombëtarë, profesional e qytetarë që këto mundësi zgjidhje politike si dalje optimale nga kriza e krijuar t’i përkujtoj mandatarit të qeverisë këto opsione pragmatike ngase detyrimet ndaj Kushtetutës sonë dhe shtetit duhet të tejkalojnë çdo interes subjektiv përpara sfidave që po e presin shtetin e ri. Ndonëse,
Zgjedhjet – operacioni pati sukses, por pacienti vdiq – u traumatizua qytetari, vdiq liria e shprehjes së votës, u paralizua demokracia.
(Autori ka diplomuar në UM – Iliria në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, aktualisht është duke ndjekur studimet master në UEJL – së në Shkencat Politike)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLeonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
Xhuli: Thuaj edhe një herë atë që i the Gjestit, nga Kosova nuk do të të lëmë të gjallë
Moment i sikletshëm në BBVA: Teksa Gerta po iu kërkonte falje familjarëve të Gjestit, regjia dëgjohet duke dhënë instruksione për banorët në shtëpi
Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas
Reagojnë të afërmit e Gjestit përmes Instagramit: Ai është gjak shqiptari
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?