LAJMI I FUNDIT:

“Zgjedhjet të zbatuara mirë, ende nevojiten reforma në legjislativen zgjedhore”

“Zgjedhjet të zbatuara mirë, ende nevojiten reforma në legjislativen zgjedhore”

Rrethi i parë i votimit në zgjedhjet presidenciale mori vlerësim pozitiv nga vëzhguesit ndërkombëtarë, por me vërejtje se ka nevojë për reforma në legjislativën zgjedhore.

“Këto zgjedhje të qetë dhe mirë të organizuara treguan se është gjetur vullnet politike për mbajtje të zgjedhjeve demokratike”, tha Serin Mouburn, koordinatorja speciale dhe shefja e vëzhguesve afatshkurt të OSBE-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo theksoi se kjo qasje konstruktive duhet të ruhet edhe në raundin e dytë, si dhe në të ardhmen dhe ceku se do të investohet punë e vërtetë për miratimin e legjislacionit zgjedhor koherent dhe përfundimisht të zgjidhen sfidat afatgjata.


Mari-Chrishtin Dalo, shfaqi keqardhje që dalja në zgjedhje ishte e ulët. Sipas saj, përfaqësuesit shtetërorë kanë qenë të kujdesshëm të ruajnë ndarjen midis nëpunësve dhe aktiviteteve politike dhe të shmangin shfrytëzimin e resurseve shtetërore në fushatë.

Të gjithë kandidatët, siç theksoi shefi i AP të OSBE-së Rajn Hold Lopatka, janë angazhuar për integrim të mëtejshëm evropian dhe se në fushatë është debatuar për probleme thelbësore me debate për vizionet e tyre për të ardhmen e vendit.

Sipas tij, transparenca dhe efikasiteti i KShZ-së ishte vështirësuar nga mosfunksionimi teknik i sistemeve të tyre të informacionet që ka shkaktuar dyshim për sigurinë e teknologjisë informatike.

Edhe shefja a e OSBE/OHIHIR Korin Jonker u pajtua me kolegët e saj se zgjedhjet ishin mirë të zbatuara, duke thënë mund të arrihet më shumë nëse ka vullnet politik.

Vlerësim pozitiv dhanë edhe nga Asociacioni MOST duke theksuar se gjatë ditë së zgjedhjeve janë regjistruar disa raste të izoluara të parregullsive që s’ka ndikuar në cilësinë e procesit zgjedhor dhe ku ka pasur reagim të duhur nga organet kompetente.

“Për herë të parë pas një kohe të gjatë ishim dëshmitarë të një numri të madh debatesh mes kandidatëve përmes të cilave votuesve u është mundësuar të bëjnë zgjedhje”, tha drejtori ekzekutiv i Asociacionit MOST, Darko Aleksov./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe

Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe

Lajme
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Drejtësi
Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen

Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen

Shëndetësi
KPM jep sqarime mbi zgjedhjen e kryetarit të ri: Procesi ka qenë transparent dhe në përputhje me rregullat e institucionit

KPM jep sqarime mbi zgjedhjen e kryetarit të ri: Procesi ka qenë transparent dhe në përputhje me rregullat e institucionit

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Gjakovë, dyshohet se kreu vjedhje në një xhami

Policia në kërkim të një personi në Gjakovë, dyshohet se kreu vjedhje në një xhami

Kronika e Zezë
Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia

Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia

Politikë
Kalo në kategori