Zgjedhjet nuk janë zgjidhje për UP-në
Paqësorët premtuan protestë. Ata thanë se do të jenë radikalë, duke premtuar edhe bllokim të Rektoratit dhe në këtë mënyrë destabilizim të situatës. Por, sa mund të destabilizohet situata nga një organizim që emrin e ka “Paqe…”? Emri i kësaj organizate shpërfaq (mos)veprimin e saj – qëllimin e ekzistencës së saj. Sa mund të çohet përpara nga një organizim që nuk ka artikulim të duhur të qëndrimeve? Apo, mungesa e qëndrimeve reflekton në problem artikulimi?!
Zgjedhjet studentore në Universitetin e Prishtinës fillimisht u caktuan për datën 16 maj të këtij viti, me vendim të Këshillit Drejtues të UP-së, me ç’rast u themelua edhe Komisioni Zgjedhor për zgjedhjet studentore. Por, nuk kaloi shumë kohë dhe në derën e Senatit erdhi një kërkesë nga Parlamenti Studentor që zgjedhjet të shtyhen. Pas një kohe të gjatë, Parlamenti Studentor u zgjua dhe bëri një kërkesë, por e cila nuk kishte të bënte asgjë me interesin e studentëve.
Në zgjedhjet e fundit studentore morën pjesë vetëm 15 për qind e trupit studentor, gjë që tregon se sa janë marrë organizatat studentore me vetëdijesimin e tyre dhe me mobilizimin e tyre. Kërkesa për shtyrje u shqyrtua nga Këshilli Drejtues, i cili si organ pengues që është nuk mori asnjë vendim, por ia hodhi topin MASHT-it. Në nenin 31 (pika 2.3) të Ligjit për Arsimin e Lartë dhe në nenin 165 (pika 3) të Statutit të UP-së, qartë thuhet se mandatin për përcaktimin e zgjedhjeve e ka Këshilli Drejtues. Me këtë rast u shkel Ligji i Republikës dhe Statuti i Universitetit të Prishtinës. MASHT-i premtoi se do të vendosë brenda një jave për këto zgjedhje. Kaluan dy javë dhe ajo tha se do të vendos brenda dhjetë ditëve. Dhe pikërisht për ditën e dhjetë, organizatat paqësore kërcënuan me protesta dhe bllokime.
Janë po këto organizata të cilat heshtnin dhe e mbështetnin rritjen e pagesës për semestër. Janë po këto organizata të cilat heshtnin dhe e mbështetnin pagesën për dy muaj brenda një muaji për studentët e konvikteve. Janë po këto organizata të cilat asnjëherë nuk kërkuan Shtëpi Botuese dhe institute për Universitetin, në mënyrë që ai të jetë i pavarur financiarisht. Janë po këto organizata të cilat e pranuan në çdo moment dhunën sistematike të Këshillit Drejtues dhe u kujdesën për qetësinë e studentëve, duke mundësuar Universitetin e varur politikisht.
Por tani, ato kërcënuan se do të protestojnë. Ato kërkonin nga Senati përcaktimin e datës së zgjedhjeve, edhe pse këtë gjë e bënë Këshilli Drejtues e jo Senati. Ato kërcënuan Rektorin me bllokim, edhe pse ai nuk është kompetent për zgjedhjet studentore. E kërcënojnë Rektorin kur ato janë të kërcënuara me mungesën e zgjedhjeve. Atyre nuk u ra ndërmend asnjëherë të merren me Rektorin kur ai çdo ditë e shkel ligjin me moshën e tij dhe i shkel studentët me luksin e tij. Apo, të merren me Senatin kur ky organ fut agjentë shërbimesh në stafin akademik.
Ato urgjentisht duan zgjedhje si shpëtim, sepse zgjedhjet nuk janë zgjidhje. Ato nuk duan zgjidhje, sepse zgjidhja është e studentëve, ndërsa zgjedhjet të tyret. Ato mjetin e kanë shndërruar në qëllim. Protesta e tyre mund të jetë vetëm një maskaradë.
Protestë për zgjedhje, jo protestë si zgjedhje për zgjidhje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Shpërbërja e USAID-it nga Trump dëmton interesat e SHBA-së dhe është dhuratë për konkurrentët tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Hovenier-780x439.jpg)
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Shpërbërja e USAID-it nga Trump dëmton interesat e SHBA-së dhe është dhuratë për konkurrentët tanë
![Vaktia e Ramazanit 2025](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Vaktia-e-Ramazanit-2025-e1739353939191-780x439.jpg)
Vaktia e Ramazanit 2025
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![Loredana shokohet nga informacionet që merr nga jashtë, i drejtohet Jozit teksa e hoqi edhe unazën: Nuk e meritoja këtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-11-780x439.jpg)
Loredana shokohet nga informacionet që merr nga jashtë, i drejtohet Jozit teksa e hoqi edhe unazën: Nuk e meritoja këtë
![Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/shkuurt-780x439.jpg)
Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re