Zgjedhjet në Serbi dhe përçarjet e shqiptarëve
Kohëve të fundit jemi dëshmitar të një fushate të paparë deri më sot në Komunën e Bujanocit. Zgjedhjeve lokale po u afrohet momenti dhe pikërisht kjo bëri që partitë shqiptare që veprojnë në këtë komunë të zgjohen nga gjumi. Por, ajo që është më problematike dhe më brengosëse është fakti që këto parti po përdorin gjuhën më fyese dhe më banale të mundshme, duke harruar se përkrah kanë një armik, siç është faktori serb, i cili mezi pret që shqiptarët të kenë me se të merren. Duke harruar këtë, atyre u lehtësohet rruga për të marrë në qeverisje Komunën e Bujanocit.
Po qe se do të ndodhte kjo, për shqiptarët që jetojnë në këtë komunë do të bëhej akoma më e vështirë mbijetesa. Megjithatë, fajtori nuk do të lihet mënjanë dhe do të jenë pikërisht partitë shqiptare që do të japin llogari para këtij populli të stërlodhur.
Si duket liderëve partiak i bie në mend populli i tyre me hallet, problemet dhe nevojat vetëm gjatë fushatave parazgjedhore, duke kërkuar nga ata votën e tyre dhe duke i dhënë si shpërblim premtime të parealizueshme.
Komuna e Bujanocit, me përafërsisht tridhjetë mijë shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë aty, ka në listat zgjedhore katër parti politike me reputacion më të madh. Kjo do të thotë se popullata në këtë komunë jo se është e ndarë në dysh, por katërfish sa i përket përkatësive politike. Kjo është e panevojshme, sidomos në këto momente ku trojet e banuara me shqiptarë jashtë territorit të Shqipërisë dhe të Kosovës, gjithkund në Ballkan, po kalojnë një situatë shumë të rëndë dhe të jashtëzakonshme, sidomos në aspektet e sigurisë.
Fyerjet dhe shprehjet banale që përdorin partitë politike shqiptare në Komunën e Bujanocit, duke akuzuar njëra-tjetrën dhe duke mos bërë fushatë me shpalosje të programeve të tyre politike, doemos që do t’u shkojnë në favor partive politike serbe. Duke fituar nga kjo anë, do të jetë popullata shqiptare ajo që do të pësojë humbje të madhe.
Hakmarrja nuk është e nevojshme dhe sidomos gjuha e përçarjes, në këto momente krize për popullatën e Luginës së Preshevës.
Rrugët janë të stërmbushura me pankarta dhe me skemat e partive politike shqiptare të shkruara me bojë, gjë që është krejt normale në këtë kohë. Megjithatë, problemi qëndron tek disa individë që marrin instruksione nga instancat më të larta partiake, duke fshirë njëra-tjetrës skemat e partive dhe duke shndërruar rrugët në një karnaval ngjyrash.
Ky problem duket se nuk i intereson shumë koalicionit aktual që qeverisë në komunën e Bujanocit, sepse ata tashmë janë pjesëmarrës në marrëveshjen multietnike që është arritur në fillim të këtij mandati dhe ata mendojnë se prapë do të mund të qeverisin në të njëjtën mënyrë, duke harruar se gara për pushtet është bërë shumë e ashpër, kurse përçarja mes shqiptarëve është thelluar akoma më shumë.
Kjo le të merret edhe si një paralajmërim për udhëheqësit tanë si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, sepse ata duhen të jenë më vigjilent dhe të shfaqin më tepër interes sa i përket çështjes së shqiptarëve që jetojnë në Serbi, sepse nesër po ndodhi gjë, do të marrin edhe ata dënimin e merituar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli1-e1739320566151-780x439.png)
Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin
![Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/shkuurt-780x439.jpg)
Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje
![Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xheneta-780x439.jpg)
Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re