LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet nacionale, hap i ngutur!

Zgjedhjet nacionale, hap i ngutur!

E pamundur të dëgjosh apo shikosh një edicion lajmesh, të lexosh një gazetë a portal e të mos flitet për zgjedhje. Secili në qejfin e vet kërkon datën e mbajtjes së zgjedhjeve, duke u përkushtuar maksimalisht vetëm në atë drejtim, e duke lënë anash gjërat të cilat i kemi më primare.

Secili në mënyrën e vet jep justifikimet e arsyetimet se pse duhet mbajtur zgjedhjet. Sa mirë do të ishte sikurse secili të justifikojë mosmbajtjen e zgjedhjeve, jo për të anuar nga pushteti, por për ta lënë të qetë popullin, për të mos ushtruar “dhunë psikike” mbi ta, për të mos stagnuar proceset e ecuritë dhe për të arritur një zgjidhje pa zgjedhje.

Vetëdija jonë, si vend dhe popull në tranzicion, ka pësuar ndryshime të vazhdueshme që nga pas lufta, duke mos ditur kështu të gjykojmë drejtë, duke anuar në baza simpatish dhe jo konceptesh, duke votuar karizmën dhe duke mos i kushtuar shumë rëndësi parimeve bazë të qeverisjes e shtetndërtimit. Kjo ndoshta edhe na ka kushtuar, duke lënë kështu hapësira pakënaqësish dhe vakume për të kërkuar zgjedhje të njëpasnjëshme.


Puna e opozitës është të kritikojë, por jo gjithmonë të kërkojë zgjedhje, nëse kjo ka mundësi të japë një rezultat apo zgjidhje për çështje të caktuara, duke e kursyer edhe popullin që të mos dalë në votime aq shpesh, sa që të mërzitet dhe të mos i interesojë më fare për zgjedhje a vota.

Zgjedhjet na janë bërë rutinë dhe kjo rutinë ka ndikuar në uljen e përqindjes së qytetarëve që dalin në votime. Janë lodhur nga politika, nga votat, nga premtimet. Nuk duan t’ia dinë për asgjë, mendojnë se janë të paaftë për të ndryshuar diçka, por harrojnë që gjithçka është në dorën e tyre, më saktë në votën e tyre. Por, kjo votë të jetë në kohë të caktuar dhe jo pa një pa dy të bëhen zgjedhje, të kërkohen ndryshime rrënjësore, duke harruar që ndryshimi fillon nga vetja.

Sikur të ishim ngutur të zhvillojmë ekonominë e vendit, aq sa ngutemi për të mbajtur zgjedhje, do të ishim larg, në horizonte euro-atlantike, duke konkurruar me shtete të zhvilluara të rajonit e botës. Por, fatkeqësisht, politika jonë si duket nuk ka kohë të mendojë për të tjera gjëra, pos zgjedhjeve dhe sa më herët që mbahen, për ta është sukses. Hap i ngutur të shkojmë në zgjedhje është sepse së pari nuk ka katër muaj që janë mbajtur zgjedhjet dhe akoma nuk jemi rehatuar siç duhet, e dyta ne kemi nevojë për ndryshime kushtetuese në aspektin zgjedhor, për t’u përfaqësuar denjësisht. Pra, praktika më e mirë do të ishin zonat zgjedhore. E treta, na duhet një profilizim i mirëfilltë partiak, që të dimë se kë duhet votuar. Pastaj duhet qartësuar profilizimi i pushtetit, nëse duhet të udhëheq kryeministri apo presidenti dhe duhet ditur se kush ç’përgjegjësi ka. Duhet ndryshuar qasjet, konceptet dhe përgjegjësitë zgjedhore dhe ligji duhet të japë fjalën e fundit për këtë.

Nuk na duhen zgjedhjet pa këto ndryshime kushtetuese e ligjore, sepse përsëri do të ballafaqohemi me skenarë të njëjtë politikëbërës e vendimmarrës. Prandaj, nuk duhet të bëjmë hap të ngutur që të shkojmë në zgjedhje, sepse populli është ai që në vazhdimësi do të pësojë!

Në trend

Më shumë
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Magazina
Gjesti befasohet nga fjalët emocionuese të Eglit në letër, derisa ai i shkroi ish-partneres

Gjesti befasohet nga fjalët emocionuese të Eglit në letër, derisa ai i shkroi ish-partneres

Magazina
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

Ligat tjera
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Lajme
Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës

Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës

Magazina
Kalo në kategori