LAJMI I FUNDIT:

Zemaj: Kosova sot asnjë rast të vdekjeve të pacientëve me coronavirus, lajm që na bën të ndihem mirë

Zemaj: Kosova sot asnjë rast të vdekjeve të pacientëve me coronavirus, lajm që na bën të ndihem mirë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se Kosova sot po shënon zero raste të vdekjeve të pacientëve të infektuar me COVID-19.

Zemaj përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar se ky lajm e bën të ndihet mirë, transmeton Telegrafi.

“Kosova sot po shënon zero raste të vdekjeve të pacientëve të infektuar me Covid 19, një lajm që padyshim na bënë të ndihemi mirë por asesi që ta zbehë përkushtimin tim si ministër por as edhe personelit mjekësorë dhe të gjithë akterët tjerë të involvuar në luftë me pandeminë”, ka shkruar ai.


Postimi i plotë:

“Kosova sot po shënon zero raste të vdekjeve të pacientëve të infektuar me Covid 19, një lajm që padyshim na bënë të ndihemi mirë por asesi që ta zbehë përkushtimin tim si ministër por as edhe personelit mjekësorë dhe të gjithë akterët tjerë të involvuar në luftë me Pandeminë.

Ndërsa gjatë ditës, rreth situatës epidemiologjike, respektimin e masave parandaluese, rritjen e kapaciteteve në shëndetësinë primare, si dhe për menaxhimin e mëtejmë te situatës për Covid 19 biseduam me kryetarin e komunës së Klinës z. Zenun Elezaj.

Po ashtu, vizitova edhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare/QKMF, ku me dr. Anton Shllakun – drejtor dhe stafin menaxhues biseduam për shqetësimet që ka krijuar virusi Sars Covid19, për menaxhimin e situatës si dhe projektet që do të realizojmë në të ardhmen.

Kjo QKMF do ta ketë përkrahjen time, do të mbështeten projekte të caktuara, e do te ofrohet ndihmë për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

E falënderova stafin menaxhues dhe personelin shëndetësor për përkushtimin dhe punën e palodhur që është duke bërë në këtë kohë të vështirë.

Ndërsa në konkursit e fundit për shkollim specialistik, sipas kërkesave nga kjo komunë, iu kemi dhënë hapësirë disa kandidatëve, që do ndjekin specializimet për Mjekësi Familjare, Biokimi klinike, Gjinekologji dhe Obstetrikë, Pediatri dhe do t´u shërbejnë qytetarëve klinas”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori