LAJMI I FUNDIT:

Zemaj: Kosova ka rritur kapacitetet për t’u ballafaquar me COVID-19

Zemaj: Kosova ka rritur kapacitetet për t’u ballafaquar me COVID-19

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Çagrı Sakar me të cilin biseduan për bashkëpunimin në shëndetësi midis dy shteteve.

Ministri Zemaj falënderoi Ambasador Sakar për kontributin e dhënë nga Turqia për Kosovën në angazhimet për një përgjigje sa më adekuate ndaj pandemisë COVID-19.

Ambasadori Çagrı Sakar ka theksuar se pandemia COVID-19 ka sfiduar të gjitha shtetet dhe në këtë kontekst, solidariteti mes popujve dhe bashkëpunimi ka rëndësi të jashtëzakonshme.


Ai tha se për popullatën është me shumë rëndësi që të zbatohen masat e ndërmarra nga Qeveria dhe rekomandimet e dhëna nga ekspertët mjekësor.

Ministri Zemaj tha se Kosova ka rritur kapacitetet për t’u ballafaquar me Covid-19, ndërsa bashkëpunimi me partnerët strategjik ka rëndësi të madhe për të këmbyer eksperiencat, por dhe për të ofruar ndihmën e njëri- tjetrit.

Sipas komunikatës së MSh-së, në fillim të pandemisë, Republika e Turqisë ka ndihmuar Kosovën me një kontingjent të madh ndihmash kryesisht në pajisje mbrojtëse profesionale, shtretër e aparaturë, ndërsa ditë më parë kë ndihmuar edhe në hapjen e maternitetit të ri në Kujdesin Parësor Shëndetësor të Komunës së Istogut.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Kronika e Zezë
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij

Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij

Lajme
Imam Maliqi viziton Manastirin e Deçanit, Ambasada gjermane: Është shembull frymëzues i dialogut ndërfetar

Imam Maliqi viziton Manastirin e Deçanit, Ambasada gjermane: Është shembull frymëzues i dialogut ndërfetar

Lajme
Naser Hafizi arrestohet në Aeroportin e Prishtinës

Naser Hafizi arrestohet në Aeroportin e Prishtinës

Lajme
Kujtim Shala: Albin Kurti ka bërë tradhti kushtetuese me marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit

Kujtim Shala: Albin Kurti ka bërë tradhti kushtetuese me marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit

Lajme
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp

Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp

Lajme
Kalo në kategori