Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot ka emëruar anëtarët e rinj të Bordit për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike.
Zemaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se qëllimi i politikave të tij është që të fuqizohen kapacitetet profesionale dhe shërbimet mjekësore brenda Kosovës.
Sipas tij, prioritet në këtë drejtim është ulja e numrit të pacientëve që kanë nevojë për trajtim jashtë vendit deri në 50%.
“Emërova anëtarët e rinj të Bordit për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike. Puna e Bordit, kompetencat dhe përgjegjësitë janë të rregulluara me udhëzimin administrativ. Bordi, në baza të rregullta, do t’i raportoj ministrit. Puna e tyre e pavarur, do ta ketë përkrahjen time të plotë.
Qëllimi i politikave tona është që të fuqizohen kapacitetet profesionale dhe shërbimet mjekësore brenda Kosovës, ashtu sikur jemi shumë të vendosur dhe të përkushtuar për të rritur sasinë dhe cilësinë e shërbimeve ekzistuese.
Prioritet në këtë drejtim është ulja e numrit të pacientëve që kanë nevojë për trajtim jashtë vendit deri në 50%. Kuadrit tonë të shkëlqyer shëndetësor, ju duhen kushte për ta realizuar këtë objektiv.
Fondet buxhetore që do të kursehen, planifikojmë t’i shndërrojmë në investime për kuadrin tonë dhe pajisjet moderne. Për këtë prioritet, pres të kem edhe përkrahjen e ekspertëve vendorë e ndërkombëtarë”, ka shkruar ministri Zemaj në Facebook. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë
Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij