Pjesëmarrësit dhe pjesëmarrëset e kursit të aftësimit tetë-mujor për zejen e filigranit janë certifikuar të enjten në prani të zyrtarëve të lartë komunalë të Prizrenit.
Kursi i realizuar nën mentorimin e një mjeshtreje dhe tre mjeshtërve të dalluar të këtij artizanati është mundësuar në saje të përkrahjes së Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik.
Pjesëmarrësja Fitore Rexhepi që ka ndjekur ciklin e dytë tetë-mujor të aftësimit për filigran ka theksuar se ka përfituar njohuri të shumanshme, raporton Telegrafi.
“Përveç pjesës teknike që kemi përfituar gjatë këtyre dy niveleve, është edhe pjesa artistike, edhe mënyra se si punohet me elemente, si me pas durim dhe mënyra se si mbërrihet deri te produkti final që të kënaq shpirtërisht”, ka thënë Rexhepi.
Ndërkaq mjeshtri i shquar i filigranit, Bashkim Tejeci ka pohuar se ky kurs është pjesë e përpjekjeve për ruajtjen e këtij zanati të Prizrenit.
“Në Prizren kanë mbetur pak mjeshtër të mirëfilltë të filigranit dhe me mish e shpirt po mundohemi që ta ruajmë këtë artizanat dhe ta bartim tek gjeneratat e reja me qëllim që të ruhet kjo vlerë e rrallë”, ka deklaruar Tejeci.
Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi ka theksuar se ky artizanat është vlerë kombëtare.
“Jo vetëm Komuna e Prizrenit, por edhe Kosova krenohet me njërën prej zejeve më të veçanta, në këtë rast Filigranin e Prizrenit. Projektet e kësaj natyre do të vazhdojmë që ti mbështesim meqë nuk ka nevojë për të elaboruar rëndësinë që ka filigrani si vlerë e trashëgimisë sonë kulturore, që tërheq vëmendjen edhe të shumë turistëve të huaj”, ka thënë Gashi.
Drejtori i Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Ramadan Tarashaj ka shtuar se ky dikaster planifikon që të vazhdojë edhe me nivelin e tretë të aftësimit pasi qyteti i vjetër dallohet me këtë zeje, raporton Telegrafi.
“Jemi të kënaqur me angazhimin e mjeshtërve të filigranit për aftësimin e të gjithë pjesëmarrësve dhe pjesëmarrëseve, sikurse edhe me përkushtimin e treguar nga këta të fundit. Prandaj mbështetja jonë për kurset e filigranit do të vazhdojë”, është shprehur Tarashaj.
Në punëtorinë e improvizuar të Filigranit, prej disa vjetësh organizohet kursi i filigranit për dhjetëra pjesëmarrës, me qëllim të ruajtjes së zanatit të vjetër. Historiani Abib Ahmeti ka bërë të ditur se të dhënat e para për argjendarët e këtij qyteti ndeshen në shekullin XIII, teksa shënime më të strukturuara, sipas tij, hasen në shekullin XVI.
“Shkallën më të lartë të zhvillimit të saj argjendaria e arriti në shekullin XIX. Sipas të dhënave të konsullit francez në Shkodër, E. Vit, në Prizren më 1866 kishte 47 punishte të veçanta të argjendarisë. Përveç këtyre, kishte edhe 15 punishte në të cilat zbukuroheshin armët dhe 7 të tjera në të cilat zbukuroheshin ekskluzivisht gërshërët dhe thikat”, thuhet në librin “Theranda-Prizreni ndër shekuj”, të autorit Abib Ahmedi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe