LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet një anomali ‘mbresëlënëse’ në Piramidat e Egjiptit (Video)

Zbulohet një anomali ‘mbresëlënëse’ në Piramidat e Egjiptit (Video)

Skanimet termike të Piramidës së Madhe të Gizës kanë zbuluar një anomali “mbresëlënëse” në gurët e saj – një ndryshim në temperaturë i cili tregon se ka diçka prapa mureve 4,500 vjet të vjetër.

“Kjo anomali është mjaft mbresëlënëse dhe është përballë nesh”, tha Mehdi Tyoubi, themelues i Heritage Innovation

Preservation Institute që është duke i kryer skanimet e piramidave duke përdorur valët e termografisë, radiografisë dhe rikonstruktimit në 3D.

Anomalia është vërejtur në pjesën lindore të piramidës, të njohur gjithashtu edhe si “Piramida e Khufu-së”, siç mund të shihet edhe në këtë foto të shfaqur nga organizata:


“Kemi disa hipoteza por asnjë përfundim për momentin”, tha Tayoubi. Ministri egjiptian i Antikave, Mamdouh el-Damaty tha se edhe ai ka disa hipoteza, por dëshironte të bëheshin më shumë hulumtime për t’i zbuluar ato.

El-Damaty tha për Associated Press se inspektimet në këtë pjesë të piramidës duket të jenë pasazhe të vogla në tokë.

“Piramidat kanë gjithashtu një lidhje me aspektin diellor, dhe me kultin e perëndisë Ra, në fenë e lashtë egjiptiane”, shtoi ai.
Judas, i cili ka bërë disa punë në terren, tha se piramida Khufu përmban serinë më komplekse të pasazheve dhe mund të ketë pasur disa ndryshime të projektimit gjatë ndërtimit, transmeton lajmi.net.

Dhoma origjinale e varrimit, për shembull, është nën tokë. Sidoqoftë, vendi final i pushimit të faraonit ishte “Dhoma e Mbretit” që ndodhet pranë ‘kokës’ së piramidës.

Judas tha se çfarëdo që është përgjegjës për këtë anomali mund të ketë lidhje me fazat e hershme të ndërtimit dhe dhomën e parë të varrimit.

Në trend Fun

Më shumë
Amerikani i jep vajzës një biletë lotarie - ajo fiton katër milionë dollarë

Amerikani i jep vajzës një biletë lotarie - ajo fiton katër milionë dollarë

Fun
Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia

Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia

Fun
Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius –  i djegë viktimat për së gjalli

Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius – i djegë viktimat për së gjalli

Interesante
U largua mes zjarreve të fundit, banori i Los Anxhelosit u kthye në shtëpi për të gjetur “një mysafir interesant” në një nga hapësirat e saj

U largua mes zjarreve të fundit, banori i Los Anxhelosit u kthye në shtëpi për të gjetur “një mysafir interesant” në një nga hapësirat e saj

Interesante
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Vetëm ata, truri i të cilëve funksionon “në mënyrë perfekte”, do të gjejnë një dorezë që nuk ka

Vetëm ata, truri i të cilëve funksionon “në mënyrë perfekte”, do të gjejnë një dorezë që nuk ka "shoqen e saj"

Interesante
Kalo në kategori