LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet hoteli që strehoi Abdulsalem Turgut

Zbulohet hoteli që strehoi Abdulsalem Turgut

I shumëkërkuari i pesë shteteve, i cili u arrestua në Rinas për llogari të policisë gjermane dhe që u lirua nga Gjykata e Apelit, ka mundur të arratiset pikërisht nga Rinasi.

E perditshmja Gazeta Shqiptare raportoi se Abdulsalem Turgut ka “gabuar” në fshehjen e tij nga policia shqiptare vetëm momentin e daljes nga hoteli në të cilin është strehuar për dy javët e qëndrimit në “arrest shtëpie”, masa me të cilën u dënua nga apeli i Tiranës.
Një dokument i femrës që e ka shoqëruar në “arratinë” e tij turkun e trafikimit të 1 ton heroine, ka zbuluar jo vetëm kohë qëndrimin në këtë hotel, por edhe rrugëtimin e tij dhe të shtetases kurde me të cilën ka ndarë dyjavëshin e fshehjes nga policia e shtetit shqiptar, e cila bëri të ditur ditë pas lirimit të tij se po e kërkonte te apartamenti në afërsi të “Casa Italia” por nuk e gjente dot.

Policia pas zhurmës që u konsiderua skandal e renditi emrin e Abdulsalem Turgut në listën e të kërkuarve të Interpolit, por referuar dokumentimit që del nga firmosja e ardhjes dhe e largimit të gruas që qëndroi me të në hotel, datat e vendosura aty tregojnë se i kërkuari i Gjermanisë është larguar nga hoteli në orën 19:00 të mbrëmjes së 17 marsit, ku mesditën e po kësaj dite, një “shkëndijë” që del nga KLD-ja, ndriçon vendimin që kishte dhënë Apeli më datë 4 mars për turkun 44- vjeçar./Telegrafi/