LAJMI I FUNDIT:

Zariqi, kandidat i AAK-së për kryetar të Ferizajt

Zariqi, kandidat i AAK-së për kryetar të Ferizajt

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në shënimin e 13 vjetorit të themelimit të degës Aleancës në Ferizaj, ndërsa ka nominuar Xhavit Zariqin, kandidat për kryetar të Ferizajt në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen sivjet.

Haradinaj ka thënë se në Ferizaj është krijuar një ekip fituese, së cilës do t’i prijë Xhavit Zariqi.

"Kandidati për kryetar të Ferizajt nga AAK-ja, Xhavit Zariqi është ekonomist, njeri që ka jetuar me sfidat e vendit, njeri që ka marrë përgjegjësi dhe njeri që di se çka kërkohet në Ferizaj dhe në Kosovë", ka thënë Haradinaj, me rastin e të Zariqit, duke thwnw se atij i besojnë në Ferizaj dhe “përkushtimi i tij në të ardhmen do të jetë në sendërtimin e ndryshimeve që duhet bërë në Ferizaj, për një jetë më të dinjitetshme të qytetarit”.

Nga ana tjetër, i nominuari për kryetar të Ferizajt nga AAK-ja, Xhavit Zariqi ka thënë se rritja e AAK-së është një garanci se kjo do të del fituese në zgjedhjet e ardhshme.


Zariqi ka përkujtuar se deri më tani AAK-ja nuk ka pasur rastin të qeveris me Ferizajn, ndaj shprehu zotimin se me fitoren e AAK-së, do të ndihmohet qytetari dhe nuk do të dëmtohet qytetari.

Për rrugëtimin e AAK-së nëpër vite kanë folur edhe kryetari i degës së AAK-së, Naim Ferati dhe zyrtari i lartë i kësaj dege, Ekrem Qorrolli.

Xhavit Zariqi për shumë vite ka qenë zyrtar i degës së PDK-së në Ferizaj, ndërsa muaj më parë ka aderuar në AAK. Aktualisht ushtron funksionin e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Ferizajt. /Telegrafi/