Qeveria e Ramadan Mujës në Prizren nuk po mund të funksionojë pa përfshirjen në keqpërdorime dhe për pasojë hetimeve nga organet e drejtësisë. Keqpërdorimi i detyrës zyrtare duket se është bërë pjesë e punës e kësaj qeverie, e cila tashmë po përballet me një sërë procesesh gjyqësore.
Listës së gjatë të keqpërdoruesve të detyrës zyrtare të “Qeverisë Muja”, i janë shtuar edhe disa zyrtarë të Drejtorisë së Kulturës. Ata dyshohen se vitin e kaluar kanë keqpërdorë detyrën zyrtare gjatë organizimit të Festivalit “Zambaku i Prizrenit”.
Burimet e sigurta të “PrizrenPress” bëjnë të ditur se zyrtarët e Drejtorisë së Kulturës, dyshohen se kanë keqpërdorë detyrën zyrtare në financimin e “Zambakut…”.
“Përveç zyrtarëve të Drejtorisë së Kulturës, janë duke u hetuar edhe disa nga organizatorët e Festivalit”, tregon burimi.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadria, ka konfirmuar për “PrizrenPress” se Policia ka zhvilluar hetime ndaj disa zyrtarëve të Komunës së Prizrenit për Festivalin “Zambaku i Prizrenit”.
“Policia e Kosovës ka hetuar këtë rast dhe e ka dërguar në Prokurorinë Themelore në Prizren”, konfirmon Sadria.
Ai ka bërë të ditur se rasti i “Zambakut të Prizrenit” është dërguar në Prokurori në korrik të këtij viti.
”Rastin e kemi dërguar në prokurori saktësisht më 4.7.2014”, tregon ai.
Zëdhënësi Sadria thotë se zyrtarët e Komunës, të cilët janë hetuar nga Policia e Kosovës, dyshohen se kanë keqpërdorë detyrën zyrtare.
“Ata dyshohen se e kanë keqpërdorë detyrën zyrtare”, tregon Sadria, duke mos pranuar t’i tregoi edhe emrat e zyrtarëve të dyshuar.
Ndërkaq, ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Mitush Biraj nuk ka pranuar të flasë për rastin.
Ai ka udhëzuar gazetarin e “PrizrenPress”-it, që këtë rast të marrë në polici.
”Shkoni në polici, sepse ata i kanë të gjitha rastet çka ju intereson”, ka thënë shkurt Biraj.
Kurse, zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha tha se nuk është në dijeni për këtë hetim të Policisë së Kosovës.
“Për herë të parë po dëgjoj për këtë hetim”, tha Berisha.
Ditë më parë “PrizrenPress” ka raportuar për një tjetër proces gjyqësorë të zyrtarëve të Komunës së Prizrenit.
Në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prizren, ishte planifikuar që të mbahej seanca gjyqësore ndaj drejtorit të Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj dhe dy zyrtarëve tjerë të arsimit, të cilët po akuzohen për shpërdorim të detyrës zyrtare.
Bashkë me ta po akuzohet edhe një biznesmen nga Prishtina, për vepër penale të keqpërdorimit të autorizimeve në ekonomi.
Gjykimi i planifikuar nuk u mbajt për shkak se i akuzuari Çoçaj, kishte deponuar një parashtresë në gjykatë, me të cilën kishte kërkuar shtyrjen e seancës gjyqësore.
Në aktakuzë të pandehurit Nexhat Çoçaj, Nezir Osmani dhe Gëzim Gërgi, akuzohen se nga data 28 shtator 2009, e deri më datë 03 nëntor 2009 në Prizren, në cilësinë e personave zyrtar, i shfrytëzojnë detyrat zyrtare duke i tejkaluar kompetencat e tyre, me qëllim të fitimit të dobisë pasurore për personin tjetër dhe shkelin me dijeni ligjin e prokurimit dhe kushtet e parapara me kontratën e lidhur mes komunës së Prizrenit dhe NTSH “Rikon” për furnizimin e shkollave të Komunës së Prizrenit me aparate fotokopjuese. /prizrenpress/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Si shkak i shembjeve të mëparshme, minierën e Artanës e “merr” uji

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Plagosjet aksidentale nga policët e rinj, ekspertët flasin për shkaqet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës