LAJMI I FUNDIT:

Zaev pjesëmarrës në takimin joformal me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në Durrës

Zaev pjesëmarrës në takimin joformal me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në Durrës

Kryeministri shqiptar Edi Rama sot në Durrës në një takim joformal do të presë udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian, për të diskutuar thellimin e integrimit rajonal, me fokus në ekonomi dhe tregti.

Në këtë takim, sipas një njoftim të Zyrës për komunikim të kryeministrisë në Shqipëri, do të marrin pjesë kryeministri i Maqedonisë Zoran, Zaev, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnjes dhe Hercegovinës Denis Zvizdiq, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, si dhe Komisari Johannes Hahn dhe presidenti i Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim, Suma Çakrabarti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryeministri i Bullgarisë Boyko Borisov e anuloi vizitën në Durrës për shkak të aksidentit rrugor që ndodhi në Svoge në të cilën humbën jetën 16 persona, ndërsa njëzet u lënduan.


Veprimtaria njëditore, sipas këtij njoftimi, do të përbëhet nga sesione të ndryshme pune, gjatë së cilave do të diskutohen tema si tregtia, shërbimet, investimet dhe ekonomia dixhitale.

Takimi pritet që të mbahet në vilën qeveritare në Durrës, ndërsa është planifikuar që të fillojë në orën 10, ndërsa pasdite do të ketë pres konferencë të përbashkët të kryeministrave dhe komisarit Han.

“Pritet që kryeministrat e Ballkanit Perëndimor të diskutojnë më tej dhe të garantojnë angazhim maksimal në nivel të lartë në drejtim të zbatimit të planit shumëvjeçar të veprimit për zonën ekonomike rajonale për të cilën u ra dakord në Samitin e Triestes. Gjithashtu, rezultatet e deritanishme të Procesit të Berlinit dhe perspektivat e ardhshme të bashkëpunimit rajonal të Ballkanit Perëndimor do të jenë një nga temat e diskutimit”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të kryeministrisë shqiptare.

Takimi i parë joformal i Ballkanit Perëndimor është mbajtur vitin e kaluar më 26 gusht gjithashtu në Durrës. Në të, përveç komisarit Hahn kanë marrë pjesë edhe nënkryetari i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë, Siril Miler./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Lajme
Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Lajme
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
Kalo në kategori