LAJMI I FUNDIT:

Xperia Play i bardhë arrrin në Evropë!

Xperia Play i bardhë arrrin në Evropë!

Operatori mobil anglez, O2 ka njoftuar se së shpejti do të fillojë shitjen ekskluzive të modelit të bardhë të telefonit Sony Ericsson Xperia Play, i cili ndryshe njihet edhe si PlayStation Phone.

Modeli i bardhë i Xperia Play posedon ndërfaqen FWVGA me rezolucion 480 x 854 pikselë, procesorin 1GHz Qualcomm QSD8225, 512 RAM, 512 ROM, si dhe kamerën me5.1MP, e cila vjen me autp-fokus, dhe ndriçues të integruar.

Për më shumë, Sony Ericsson Xperia Play posedon edhe lidhjen për WiFi, Bluetooth, A-GPS, mikroUSB, si dhe portin 3.5mm për audio.


Sony Ericsson Xperia Play mbështetet në Google Android 2.3 Gingerbread, ndërsa ofron edhe mundësinë për geo-tagg, stabilizim të fotografisë, portin për mikroSD, e cila mund ta rrisë memorien e telefonit për 8GB shtesë. / Telegrafi /