Xhelozia, ndjenja e cila helmon psiken tonë

Shumë filozofë mendojnë se xhelozia nuk ka gjë të përbashkët me dashurinë dhe se partneri që është xheloz ndaj partnerit, frikohet se del dikush më i aftë dhe prej frikës mos e humb shfaqet xhelozia
Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com
Xhelozia, sipas këtyre filozofëve, është vetëm shprehje e ndjenjës së pronësisë, kur njeriu e sheh partnerin si pronë të tij, të cilën nuk do që ta humbasë.
Ata thonë se të dashurosh-të duash dikë, është ta lësh atë të lirë në rrugën e tij. Por, sipas studimeve më të fundit, xhelozët nuk duhet të ndiejnë turp pse janë të tillë.
Profesori i psikologjisë i Universitetit të Austin-it në Texas, David Buss, thotë se xhelozia nuk është diçka e padobishme, siç mund të mendojnë shumë njerëz. Përkundrazi, përgjatë historisë së zhvillimit të njeriut, xhelozia, përkrah një marrëdhënieje të ndërsjellë me dashurinë, është zhvilluar në një mekanizëm mbrojtës të lidhjes bashkëshortore.
Xhelozia ka lindur si një mjet mbrojtës ndaj kanosjes së pabesisë dhe frikës së lënies-ndarjes. Duke njohur këto kanosje, njeriu fiton një zgjuarsi të ndjenjave që të mëson se si të sillesh.
Sipas dijetarëve, xhelozia mund të pasurojë lidhjen bashkëshortore dhe t’i ndezë pasionet. Mungesa e plotë e xhelozisë mund të mos tregojë gjë tjetër, veçse marrjen fund të ndjenjave.
Psikologia gjermane, Cora Besser-Sigmund, është e mendimit se pak xhelozi është e nevojshme, pasi tregon se gjithçka shkon mirë në lidhjen bashkëshortore.
Është krejt normale dhe e logjikshme që njeriu do që ta mbajë pranë vetes atë që e do. Nëse nuk ndien ndopak xhelozi, atëherë as lidhja nuk është lidhje dashurore.
Besser-Sigmund, nuk është e mendimit që njeriu duhet të shtypë brenda tij xhelozinë dhe të mos ia shfaqë atë bashkëshortit të tij, siç bëjnë shumë njerëz.
Vetë përpjekja për të fshehur xhelozinë është e kotë, pasi ajo shfaqet në një mënyrë apo tjetër. Por, xhelozia nuk duhet t’i shfaqet partnerit as në format e nxehjes, bërtitjes apo ngritjes së dorës.
Partneri i prekur nga xhelozia e sëmurë beson se partneri është i pabesë dhe se e tradhton. Përse kjo xhelozi duket e padurueshme – e sëmurë? Sepse partneri dyshues nuk ka fakte reale për të mbështetur dyshimin e tij.
Në fakt, kjo xhelozi e ka burimin tek imagjinata e pakontrolluar se do të dalë dikush më i mirë: partneri fantazon rreth tradhtive të partnerit, e përcjell, e kontrollon çdo lëvizje, e pengon çdo gjë, dyshon për çdo person të cilin ai e sheh si rival të mundshëm. Ai vendos se çfarë mund dhe nuk mund të bëjë partneri, se me cilët persona ai mund ose jo të shoqërohet.
Xhelozia e sëmurë në disa raste mund ta shtyjë partnerin drejt vrasjes së partnerit, të fëmijës, të bëjë edhe vetëvrasje.
Në vend të kësaj, i duhet thënë partnerit: “Më fal, por unë jam bërë pak xheloz/e dhe nuk mund ta përmbaj këtë ndjenjë”.
Ky veprim do të ndihmonte për të kuptuar më mirë se çfarë është ajo që të bën xheloz dhe si ta heqësh këtë ndjenjë. Por, është e rrezikshme kur xhelozia e tejkalon masën, kur njeriu është xheloz apo dyshon tërë kohën, duke dashur ta ketë bashkëshortin gjithnjë nën kontroll dhe t’ia marrë kështu lirinë atij.
Kjo do të sillte atë që asnjërit nuk do t’i mbetej ndonjë ndjenjë pozitive për tjetrin.
Si mund të zbusim xhelozinë?
Nëse për çdo partner je ndier xheloz/xheloze, duhet të jesh më i kujdesshëm/e për akuzat që bën, je ti që e paragjykon partnerin, ti je që e ke humbur besimin, ti nuk je i aftë, je ti që sheh në sjelljen e tij atë që pret të shohësh, duke mos u dhënë rëndësinë e duhur aspekteve të tjera të sjelljes së tij.
Mos u hidh në sulm nëse e sheh që partneri yt është duke flirtuar me dikë: tregoji se si u ndjeve, tregoji se sa i rëndësishëm është ai për ty dhe që dëshiron të vazhdosh marrëdhënien (më rëndësi është të jesh i/e qetë dhe t’ia pranosh të vërtetën – t’ia thuash atë).
Mos e prish një marrëdhënie të madhe për diçka të vogël (mendo, përse keni ardhur në këtë gjendje, a ke kontribuuar me pasivitetin tënd – moskujdesin tënd?).
Jo të gjithë meshkujt-femrat janë gati t’i bëjnë ballë një situate të tillë. Dhe si vetëmbrojtje zgjedhin zënkat me zë të lartë ose ia përsëritin njëri-tjetrit historitë e kaluara.
Kundër dhimbjeve që sjell xhelozia, ilaç nuk ka, përveç marrjes së mjeteve për qetësim, nuk ka kurrfarë preparati tjetër.
Mirëpo, shumë njerëz kanë ardhur në përfundim se xhelozia e tyre bëhet aq më e paktë, nëse partneri i tyre largohet nga ata.
Tradhtia bashkëshortore e kryer në afërsi ku jetoni, shkakton dhimbje shumë më të madhe, se ajo që ka ndodhur në pjesën tjetër të botës.
Çdo person duhet vetë t’ia dalë mbanë me xhelozinë e tij, por ai mund të zgjedhë nëse vuajtjen e tij do ta mbulojë, apo do ta shpalosë publikisht dhe të jetojë me të.
Nëse nuk reagoni, do ta keni më të lehtë të komunikoni me partnerin tuaj. Ndershmëria, besimi shpesh janë mënyra më e mirë për të përballuar xhelozinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si t’i njohim meshkujt nga gishtat e këmbëve?
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?
Yjet me koeficient të inteligjencës mbi mesataren
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania