Xhamadani i Shqipërisë urbane
U pa puna. Serbët qenkan primitivë, sepse kështu po thotë ministri Rexhepi. Primitivë, sepse paskan votuar dyfish për Daçiçin, pas arrestimit të policëve kosovarë. Prej kësaj rrjedh se ne jemi modern, sepse kemi votuar për ministrin tonë!
U mbet me thënë e kemi votuar, por nejse…!
Sot kemi tjetër temë! Ideologjitë nacionale! Në fakt, nuk ka popull në Ballkan për të cilin një popull tjetër nuk mendon se është primitiv. Kështu mendonin akademikët serbë për ne dhe me këtë e arsyetuan edhe planin “Patkoi”! Planin i cili na shkapërderdhi nëpër botë dhe u dashtë të ndërhyjë NATO e të na kthej në shtëpitë tona.
Ne shqiptarët, pra, jemi shumë modern. Sepse paskemi votuar për ministrin dhe shefin e tij, edhe pse nuk kemi pas ndonjë arsye të veçantë. Veç sa me thënë! Në fund të fundit, ata ende nuk dëshmuan se janë në gjendje të bëjnë diçka, përpos të fusin dorën në xhepat tanë të cekët.
Përndryshe, e kam një propozim për ndërrime esenciale në ideologjinë tonë nacionale. Këto ndërrime natyrisht nuk I bënë dot politika, prandaj edhe shpresoj se mund të bëhet diçka! Pasojat mund të jenë të dhimbshme për egon tonë romantike, të rritur me Naimin, Çajupin e Vaso Pashën, por të dobishme për të ardhmen tone, miqtë dhe armiqtë tone… dhe për njerëzimin!
Ky hap i vogël do të ketë efekte të mëdha. Do të bëjë revolucion në shpirtin tonë të shprishur. Për një periudhë afatgjatë garantoj se pasojat do të jenë krejtësisht të dobishme për kombin edhe pse në fillim mund të na duket se po heqim dorë nga diçka pak a shumë e shenjtë.
Në këtë njëqindvjetor të ndarjes së kombit, kur një pjesë e tij u shpall shtet i pavarur dhe pjesa tjetër kaloi prej dore në dorë, d.m.th. ndërroi pushtues, propozoj të përzgjedhim me konsensus të përgjithshëm nacional, himnin kombëtar të Kosovës! Si e dini Kosova është pa himn! Disa e këndojnë himnin “Ushton gryka e Kaçanikut”, disa ndonjë tjetër, ndërkohë që në të dy anët e kufirit një këngë fëmijësh ka filluar të marrë përmasat e himnit. Po këndohet nga fëmijë e të rritur! Himni zyrtar, siç e dini, nuk e këndon askush, sepse thjesht s’ka tekst! Si i tillë vështirë se frymëzon dikën.
Propozoj që kënga “Xhamadani vija-vija” të përzgjidhet si himn kombëtar i Kosovës. Por, gjithsesi me një ndryshim në tekst, për të hequr çfarëdo mundësie të na akuzojnë për ndërrim kufijsh. Propozimi im ka të bëjë me vargun frymëzues: “Sa e madhe o Shipnia”!
Derisa po pushoja këto ditë në njërin nga plazhet më të bukura të Shqipërisë, po e dëgjoja një fëmijë, disa çadra më larg, I cili po na i gërryente veshtë me një të kënduar që do ta eliminonte qysh në natën e parë të “Voice of Albania”. Ky fëmijë nga Kosova, plot frymëzim po e këndonte tekstin e e himnit të bashkimit: “Xhamadani vija-vija…”. Edhe pse nuk “kishte vesh për muzikë”, ai po këndonte me zemër! Disa madje e duartrokitën!
Për hirë të korrektësisë ndaj vetes dhe gjeneratave, ndoshta duhet të mësojmë fëmijët që edhe po të realizoheshin kërkesat maksimaliste të rilindësve tone kombëtarë, as atëherë nuk do të krijohej një Shqipëri e cila me gojën plot do të mund të quhej e madhe. Ajo përsëri do të hynte në radhën e vendeve të vogla, eventualisht të mesme të kontinentit. Prej nga kjo ide për këtë këngë? Mbase nga rrugët katastrofale që I kishim dikur, kur prej Prishtine deri në Tiranë duhej të udhëtoje 12-14 orë.
Po meditoja… “E madhe” ? Jo, definitivisht jo, përpos nëse nuk e pushtojmë Serbinë dhe Greqinë, apo nëse e llogarisim edhe diasporën e shkapërderdhur nëpër botë, prej Alaske deri në Australi!
A nuk tingëllon po aq frymëzues, teksti në vijim: “Xhamadani vija-vija, sa e bukur është Shqipëria”. Këtë tekst e propozoj të këndohet, në vend të atij tjetrit i cili mund të na ngatërrojë me botën. Besoj se do tza këndonin të gjithë bashkë me ne dhe nuk besoj se do të dilte dikush që do të ndihej keq. Gjithnjë po mendoj në Shqipërinë të cilën na e fali Zoti, e jo në atë që e bëri Qeveria (cilado qoftë). Po mendoja në atë që dikush sot e quan natyrale!
Përse të këndojmë këngë të kontestueshme, apo të cilat mund të bëjnë dikën të ndihet keq, apo të kërcënuar! Pse jo këngë që ofrojnë?
Po sodisja Adriatikun e kaltër dhe po më bëhej gjithnjë e më familjar ky refren: “Xhamadani vija-vija, sa e bukur o Shqipëria”. Pastaj, perlat e Jonit që po pëlqehen nga turistët, jo vetëm të regjionit. Shqipëria natyrale, në të gjitha dimensionet e saj më dukej e bukur, derisa nuk mendoja për politikën dhe qeverisjen!
Këto ditë, nëpër mediat angleze “rrotullohej” reklama e cila bukurinë e bregdetit shqiptar e vlerësonte mbi atë të bregdetit spanjoll, botërisht të pranuar si perlë turistike.
Kështu ndoshta edhe me fqinjët do të kuptoheshim më mirë. Pastaj, kujtoni malet e bukura, liqenet, shpellat, ujëvarat, kuzhinën tradicionale, etnografinë…! Pajtohemi të gjithë se Shqipëria natyrale është një parajsë turistike. Në fund të fundit, kush nuk pajtohet mund të shkojë ku të dojë për pushime, e prapë të kthehet në shtëpi të vet. Kjo është bota moderne, ku duhet të shpalosim ideologjinë e Shqipërisë së bukur. As e vogël, as e madhe! Të shpalosim xhamadanin e Shqipërisë urbane!
Në rregull, pra! E kuptuam ministrin! Por, edhe nëse serbët tregohen “primitivë” dhe ma vjedhin idenë, nuk do të më mbetet hatri! Përse edhe ata të mos i këndojnë bukurisë së vendit të tyre, po madhësisë së ëndërruar. Në botën bashkëkohore krejt po pajtohen, se madhësia nuk është mbi të gjitha…!
Miti i madhësisë krijon shumë komplekse!
Miti i bukurisë, përkundrazi, ka më pak efekte anësore!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Një nishan si Egli e kishte thuajse të ngjashëm Xheneta, bëhet virale videoja kur Gjestit nuk i pengonte - por e puthte nishanin e Xhenetës

Momenti kur "kërset grushti" në varrimin e vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokajt

Nga pesë gjërat që shqiptarët kanë kërkuar më së shumti në Google gjatë 90 ditëve të fundit, katër janë për Big Brother - në vend të pestë zgjedhjet

"Çka po këqyrë?" - sharje e gati përleshje fizike pas varrosjes së reperit Mentor Palokaj, e gjitha ndodhi në sy të Unikkatilit

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi