LAJMI I FUNDIT:

Xhaketa e gjatë

Xhaketa e gjatë

Të shfaqura në sferën e modës nga Stella Mccartney, Dolce&Gabbana, Isabel Marant, Miu Miu, xhaketat e gjata tani janë një nga të preferuarat e sezonit të pranverës.

Përmasat origjinale dhe linjat ekscentrike që duken, sikur vijnë direkt nga vitet e tetëdhjeta, për një veshje që ka nevojë për guxim për t’u veshur.

Për të veshur këtë xhaketë ë mënyrë diskrete, preferohet ta vishni me fustane të drejtë dhe të ngushtë, ose pantallona cigare. Ndalohen fundet dhe pantallonat e gjera. /Telegrafi/