LAJMI I FUNDIT:

Xërxë, vritet një serb- plagoset i biri

Xërxë, vritet një serb- plagoset i biri

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se persona të armatosur kanë qëlluar për vdekje një serb, ndërsa kanë plagosur djalin e tij në fshatin Xërxë- raporton Zëri.

Autoritetet nuk mund të japin shpjegim për motivin e ngjarjes që ka ndodhur të shtunën mbrëma.

“Ata dy ishin në një restorant që për pronar ka një shqiptar dhe, pasi ata dolën jashtë, dikush ishte dikur i pritur ata, duke e vrarë njërin dhe plagosur tjetrin. Motivet nuk i dimë. Policia ka kryer bastisje në disa rajone, por deri më tani nuk është arrestuar askush”, ka thënë Hazir Berisha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Ndërkohë, ju informojmë se kryetari i komunës së Rahovecit nuk ka deklaruar se vrasja në Xerxë ka motive etnike. Kërkojmë falje për një informatë të gabuar të lëshuar më herët duke u bazuar në portalet tjera. /Telegrafi/