LAJMI I FUNDIT:

Watfordi optimist për dyshen e Interit

Watfordi optimist për dyshen e Interit

Davide Santon dhe Zdravko Kuzmanovic e kanë refuzuar kalimin te Watfordi, mirëpo kreu i klubit, Gino Pozzo, është optimist se mund t’ua ndryshojë mendjen.

Dy futbollistët e Interit pritej të kalonin te klubi i promovuar në Ligën Premier për 12 milionë euro, mirëpo ata kanë refuzuar ta bëjnë një gjë të tillë deri më tani.

“Tash për tash nuk mund ta teproj, por mund të them se bisedimet janë në zhvillim e sipër dhe negociatat po vazhdojnë”.

“A duan dy lojtarët që t’i thonë jo Watfordit? Jam i bindur se mund t’ua ndryshojmë mendjen”.


“Mbetem optimist dhe gjithmonë do të jem”, ka thënë pronari i klubit për fcinternews. /Telegrafi/