LAJMI I FUNDIT:

W Series, kampionati automobilistik për femra nis në maj të 2019

W Series, kampionati automobilistik për femra nis në maj të 2019
Foto: W Series/Twitter

Gjinia femërore do të ketë më në fund kampionatin e saj të garave automobilistike. Bëhet fjalë për “W Series”, që do të nisë në maj të vitit 2019.

Kjo kategori e re garash do të shohë në pistë makina të njëjta dhe bëhet fjalë për “Tatuus” të kampionatit Formula 3.

Në total, në këtë kampionat do të zhvillohen gjashtë gara, të gjitha në Evropë, dhe që do të zgjasin 30 minuta secila.


Një prej promovuesve të këtij kampionati është pikërisht David Coulthard, objektivi i të cilit është që të formojë pilote femra për të garuar në një të ardhme në Botërorin e Formulës 1.

Në “W Series” do të jenë 18-20 pilote femra që do të kenë makina identike. Për të marrë pjesë në këtë kampionat, kandidatet do të duhen të kalojnë një fazë përzgjedhëse rigoroze, transmeton TopChannel.

Do të zbatohet një program testues në pistë, në simulator, pa harruar këtu edhe kryerjen e provave të tjera, ku përfshihen edhe ato fizike.

Ato që do të kalojnë këtë fazë do të stërviten më pas nga një grup ekspertësh; David Coulthard, Adrian Newey, Dave Ryan dhe Matt Bishop.

Shuma totale e shpërblimit, e përcaktuar për këtë kampionat të ri, është 1.5 milionë dollarë, ndërsa pilotja fituese do të përfitojë 500 mijë dollarë.

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Premier League
Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

La Liga
Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Premier League
Sesko para transferimit të karrierës së tij, do të kushtojë 80 milionë euro

Sesko para transferimit të karrierës së tij, do të kushtojë 80 milionë euro

Ndërkombëtare
Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

La Liga
Emir Sahiti zbulon emocionet pas golit të parë me Hamburgun para 71 mijë tifozëve në Berlin

Emir Sahiti zbulon emocionet pas golit të parë me Hamburgun para 71 mijë tifozëve në Berlin

Bundesliga
Kalo në kategori