LAJMI I FUNDIT:

Vriten pesë ushtarë dhe dy civilë në Manipur të Indisë

Vriten pesë ushtarë dhe dy civilë në Manipur të Indisë

Të paktën pesë ushtarë indianë dhe dy civilë dyshohet se u vranë në një pritë nga rebelët në shtetin verilindor të Manipur, i cili kufizohet me Mianmarin.

Rebelët u hodhën mbi një kolonë të forcave paraushtarake indiane që ishin rrugës për në një fshat të largët në rrethin Churachandpur, shtoi një oficer policie i paidentifikuar nga kryeqyteti i Manipur, Imfala.

Në mesin e të vrarëve ishte koloneli i forcave paraushtarake të ushtrisë indiane, Assam Rifles, gruaja dhe djali i tij, raportoi AP. Policia tha se rebelët hapën zjarr me armë automatike, duke vrarë të shtatë personat në vend, raporton bloomberg.


Menjëherë pas kësaj, forcat e sigurisë u dërguan në vendin e sulmit. Policia tha se prita ndoshta është kryer nga Ushtria Çlirimtare Popullore, një grup rebel nga Manipuri, i cili po lufton kundër sundimit indian në atë vend, por deri më tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Manipur ka pasur një problem prej dekadash me rebelët që kërkojnë një shtet të pavarur, të veçantë për popullsitë etnike dhe fisnore.

Gati 20 grupe rebele janë aktive në Manupir, banorët e të cilit do të shkojnë në votime vitin e ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Azia
Netanyahu për sulmin e Iranit:

Netanyahu për sulmin e Iranit: "Asnjë vend tjetër në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë dhe as Izraeli nuk do ta pranojë”

Azia

"Dragoi" ukrainas shkatërron tankun e ushtrisë ruse, publikohen pamjet

Evropa
Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Evropa
Ushtria izraelite publikon hartën me zonat që kërkon të evakuohen pasi në to do të përdoret

Ushtria izraelite publikon hartën me zonat që kërkon të evakuohen pasi në to do të përdoret "forcë e madhe"

Azia
Kalo në kategori