LAJMI I FUNDIT:

Vrau me plumb në kokë 18 vjeçarin shqiptar, lirohet i moshuari gjerman

Vrau me plumb në kokë 18 vjeçarin shqiptar, lirohet i moshuari gjerman

Një i moshuar gjerman u lirua nga drejtësia vendase pasi ishte arrestuar për vrasjen e një 18 vjeçari me origjinë shqiptare.

Vrasja ndodhi në fund të prillit të këtij viti në një shtëpi në Neuenrade-Affeln rreth 20 kilometra në juglindje të Hagen.

Shqiptari u vra me çifte sapo kishte festuar ditëlindjen e tij të 18-të.


Prokurori që hetoi rastin ka deklaruar se vrasja e tij ka ardhur në kushtet e vetëmbrojtjes nga ana e gjahtarit 63- vjeçar. Familja shqiptare bëri një ankesë kundër vendimit, megjithëse e Prokurorit të Përgjithshëm nuk e ndryshoi masën e saj.

Krimi ndodhi mbrëmjen e 26 prillit në banesën e pensionistit 63 vjeçar. Ai ka dëgjuar një zhurmë në shtëpi dhe është zgjuar bashkë me gruan duke marrë armën e duke shkuar drejt dhomës tjetër. Atje u përball papritmas me autorin.

Pronari tha se ishte verbuar me një elektrik dore dhe nuk kishte dalluar dot sa persona ishin.

Ai tha se shqiptari e kishte kërcënuar me anë të një thike, çka më vonë rezultoi mjet i rremë. I moshuari deklaroi se 18 vjeçari kishte pranuar se kishte shkuar për ta grabitur, transmeton oranews.

Shqiptari u qëllua me plumb në kokë dhe vdiq një ditë më vonë në spital. Familja shqiptare ka shkuar në gjermani në vitin 2015.

Në trend Lajme

Më shumë

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Lajme
​Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

​Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

Siguri
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Siguri
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë-Gjermani

MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë-Gjermani

Lajme
Kalo në kategori