Vrasja në Gjakovë, IPK: S’ka elemente të mosveprimit të kundërligjshëm nga policia

Inspektorati Policor i Kosovës përmes një komunikate për media sot ka sqaruar se sipas të gjeturave tani për tani nuk ka element të ndonjë veprimi apo mosveprimi të kundërligjshëm nga zyrtarët policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Gjakovës lidhur me tragjedinë kohë më parë në Brekoc të Gjakovës, ku një person vrau bashkëshorten dhe vajzën e tij.
Në komunikatë thuhet se më 8 gusht ka filluar hetimin preliminar në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë lidhur me dyshimet për neglizhencë dhe moskryerje të detyrave nga zyrtarët policorë në lidhje me rastin në fjalë.
Më datën 07.08.2018, në orët e pasdites viktima V. M. Ndrecaj së bashku me vëllain e saj kishte kontaktuar zyrtarët policorë të Drejtorisë Rajonale të Gjakovës duke potencuar para hetuesve se kishte pranuar disa mesazhe elektronike, ku pos mesazhit kërcënues kishte edhe mesazhe me përmbajtje të lutjes për t’u kthyer viktima në familje, nga i dyshuari P.Ndrecaj – bashkëshorti i saj.
I dyshuari në datën e njëjtë kishte shkuar te shtëpia e prindërve të viktimës së bashku me disa të afërm të tij dhe kishte kërkuar nga e njëjta që të kthehet te shtëpia e tij në fshatin Bitesh.
“Pas intervistimit të viktimës nga hetuesit policorë, të njëjtit janë konsultuar me prokuroren kujdestare dhe kanë iniciuar rastin “kanosje” ndaj të dyshuarit P.Ndrecaj. Pas hapjes së rastit, hetuesit e stacionit policor në Gjakovë kanë filluar ndërmarrjen e veprimeve operative, ku fillimisht kishin shkuar në fshatin Bitesh te shtëpia e të dyshuarit me qëllim të shoqërimit të tij në polici për ta intervistuar lidhur me rastin “Kanosje”. Pasi hetuesit e Stacionit Policor në Gjakovë të dyshuarin nuk e kishin hasur në shtëpinë e tij, të njëjtin janë munduar që ta kontaktojnë nëpërmjet telefonit, por i dyshuari nuk ishte përgjigjur në telefon”, thuhet në komunikatë.
Duke iu referuar shkresave të rastit nga Policia e Kosovës, IPK bën të ditur se është vërtetuar se viktima as në datën kritike nuk kishte kërkuar mbrojtje nga ana e zyrtarëve policorë. E gjithë kjo përpjekje e zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Gjakovë për ta hasur dhe kontaktuar të dyshuarin P.Ndrecaj ka vazhduar deri pas orës 18:30 të datës 7 gusht.
Për gjitha këto veprime të ndërmarra nga zyrtarët policorë, të njëjtit kanë informuar po atë ditë prokuroren kujdestare të PTH-Gjakovë, ku nga prokurorja kujdestare nuk është kërkuar ndonjë veprim shtesë lidhur me këtë rast.
IPK konstaton se sipas të gjeturave rezulton se tani për tani nuk ka element të ndonjë veprimi apo mosveprimi të kundërligjshëm nga ana e zyrtarëve policor nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Gjakovës.
Këto të gjetura që hetuesit e IPK-së i kanë identifikuar si rezultat i veprimeve hetimore dhe dokumentacioneve të siguruara nga Policia e Kosovës i janë prezantuar Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës dhe i njëjti ka potencuar se tani për tani nuk ka element të ndonjë veprimi apo mosveprimi të kundërligjshëm nga ana e zyrtarëve policor nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Gjakovës.
Ndryshe, IPK-ja në konsultim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë do t’i vazhdojë hetimet dhe analizimin e çdo veprimi apo mos veprimi të zyrtarëve policorë nga DRP-Gjakovë deri në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

A kanë fëmijët ankth dhe depresion? Flet psikologia Deliu

SPAK me 24 masa sigurie për zyrtarët e Universitetit, Rama thërret rektorin në mbledhje partie, politologu Krasniqi: Absurde dhe shkelje kushtetuese, ligjore

Angellovska-Bezhoska: Politikat e bankave qendrore kanë kontribut të madh për stabilitetit makroekonomik

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania