LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e të riut në Lezhë

Vrasja e të riut në Lezhë

Mospagesa e një shume të vogël parash për lyerjen e një motorri, dyshohet se është shkaku i ekzekutimit të të riut Dorian Hila në Lezhe, mbrëmjen e së martës.

Pas vrasjes së 29-vjeçarit, policia arrestoi Besnik Pletin si autor të ngjarjes dhe sekuestroi edhe pistoletën me të cilën u krye krimi, si dhe gjashte gëzhoja në vendin e ngjarjes.

Mbi Pletin rëndon akuza e “vrasjes me paramendim” dhe “prodhimit e mbajtjes pa leje të armëve e municioneve”.