LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e Dedë Gjon Lulit

Edhe pse Pavarësia e Shqipërisë së cunguar nga konferenca e Londrës, ishte njohur nga shumë vende, armiqtë dhe tradhtarët e kombit shqiptar nuk pushonin së luftuari për t’i zhdukur luftëtarët e mbetur të çështjes kombëtare dhe zhbë atë pak Shqipëri që kishte mbetur nga trojet e pushtuara shqiptare gjithandej rreth e rrotull nga fqinjët tanë hegjemonist. Në listën e atyre që duhej zhdukur ishte edhe Dedë Gjon Luli, i cili për t’i dalë zot atdheut muaj me radhë kishte qëndruar edhe në malet e Pukës ku ishte përpjekur t’i luftonte forcat anti kombëtare esadiste, derisa një ditë vjeshte, kur mercenarët e shitur te armiku, kishin kryer punën e tyre. Dedë Gjon Luli përherë mbeti luftëtar i denjë kombëtar deri në çastin e fundit të jetës së tij, ditën kur edhe u vra me tradhti në moshën 75 vjeçare, në një prit të organizuar në Orosh të Mirditës.

Nga gjendja e mjegulluar që mbulonte ato kohë të liga Shqipërinë, Dedë Gjon Luli kishte një parandjenjë të keqe, dhe sipas dëshmive të Norës, nuses së Kolës, djalit të Dedë Gjon Lulit, e cila nuk iu kishte ndarë kurrë luftës, bashkë me Burrin dhe Vjehrrin e saj. Ndaj Dedë Gjon Luli kishte krijuar aq raporte prindërore ndaj Norës sa që edhe e quante “Djali ma i miri i Babës”! Pak kohë para se të vritej me tradhti, në qershorin e vitit 1915, i kishte lënë asaj edhe një testament, që në rastin më të keq, Nora të shiste ato pak gjëra që u kishin mbetur, për t’i lar borxhet që kishin në Qytet dhe Malësi, sepse Dedë Gjon Luli kishte blerë armë e fishek dhe nuk donte, as pas vdekjes, të linte gjë peng. Nora e dëshpëruar kur kishte marrë Testamentin, sikur të kishte marr mortjen e të vjehrrit me vete, kishte parandier rrezikun e vdekjes së shpejtë të Dedë Gjon Lulit, e që pas dy muajsh, ajo edhe i kishte ndodhur.

Sipas shënimeve nga Historia shqiptare, të bazuara edhe në dëshmitë e Norës, Dedë Gjon Lulin e kishin thirrur Gjonmarkajt nga Mirdita, në një mbledhje të fshehtë për Malësinë, e cila gjoja, do të mbahej në Orosh. Nora nga droja se do t’i ndodhte gjë e keqe Dedë Gjon Lulit, e kishte lutur shumë; Babë Deda, i kishte thënë Nora, ta kam rixhanë – mos shko Babë!, se ia druaj sherrin asaj mbledhje!!! Por Dedë Gjon Luli anipse shumë herë edhe në raste të vështira lufte e kishte dëgjuar Norën “Djalin ma të mirin të Babës”, fatkeqësisht, kësaj radhe nuk e kishte dëgjuar, duke i thënë; Norë “Djali im më i miri”, shtatëdhjetë e pesë vjet i bana, e fjalën peng kurrë nuk i lashë, kur më thirrën në atë mbledhje, u thashë, po – do të vij, e tani vetëm nëse vdekja më ndal, se nuk mund ta lë pa shkua.


Nora si shumë herë tjera në betejat e zhvilluara gjatë luftës edhe kësaj radhe vëzhgonte terrenin e rrugëtimit të tyre, ndaj edhe kishte hetuar se diçka e keqe në Orosh do t’u ndodhte, madje kur ishin afrua pranë kullës ku do duhej të mbahej “mbledhja”, një nuse e shtëpisë, fshehurazi u kishte treguar se aty nuk kishte asnjë mbledhje, por kjo ishte vetëm një kurth dhe duhej të largoheshin sa më shpejt nëse mundeshin, sepse ata ishin të tradhtuar.

Dhe sipas historianëve shqiptar kjo ishte Tradhtia e Esad Pashës, në koordinim me miqtë e tij Gjonmarkajt të cilët bashkëpunonin me serbët, ata i kishin përgatitur Dedë Gjon Lulit – Trimit të Traboinit, një vdekje të tillë, të mistershme, të cilin do ta vrisnin me tradhti në moshën 75 vjeçare, me 5 shtator të vitit 1915, në Sheshëz të Oroshit. Kjo ishte tradhtia e parë e madhe, por nuk ishte vdekja e parë e as e fundit në Familjen e Dedë Gjo Lulit, sepse që në betejën e 29 gushtit të viti 1912, në mesin e 20 luftëtarëve të rënë ishte edhe djali i dytë i Dedë Gjon Lulit – Gjergji, vetëm 22 vjeçar. Pas tre vjetësh në shtator të vitit 1915, do të vritej vetë Dedë Gjo Luli, kurse Djali tij i parë në vitin 1915, Kola, do të largohej për afro tri vite në Itali nga ku do t’i dërgonte Norës një letër në të cilën do t’i shkruante, “Të lutem na i mblidh eshtrat” për tu kthyer edhe vetë nga Italia me 1918, me ç’rast edhe ai tre vjet pas të atit, do të vdiste i helmuar në Vlorë, duke shtuar edhe për një, numrin e dëshmorëve kombëtar për Atdheun nga Familja e ngushtë e Dedë Gjon Lulit.

Kështu që Norës, së resë së Dedë Gjon Lulit, dhe gruas së Kolës, tanimë vërtetë nuk i kishte mbetur as një ngushëllim tjetër, përveç se tua mblidhte eshtrat e këtyre patriotëve e cila pas shumë përpjekjeve që bënë bashkë me bijën e Dedë Gjon Lulit, Naren, në maj të vitit 1923 arritën që t’i bartin eshtrat e Dedë Gjon Lulit nga Oroshi dhe ato të Kolës nga Vlora, për t’i sjellë dhe bashkuar në varrezat e Shkodrës. Nora nuk iu kishte ndarë kurrë luftëtarëve, ajo me ndërresa nën sqetull, shkonte gjithkund me ta, shpesh herë edhe duke pri ndër shtigje të vështira të pusive deri sa udha i çoi edhe atje ku tradhtia përmes kurtheve të ngrehura, kishte futur në përdorim edhe bajonetat sllave për vrasjen pas shpine të patriotëve të denjë të kombit, siç ndodhi me Dedë Gjon Lulin.

Vrasja me tradhti e një patrioti të tillë kaq të madh dhe të kulluar kombëtar, siç i ndodhi Dedë Gjon Lulit, nuk ishte fundi as fillimi i tradhtive të mëdha, por ishte mënyra më e ligë e një praktike tejet mizore, e cila do të përsëritej shpesh për likuidimin e shumë patriotëve të tjerë kombëtar. Më në fund me 18 mars të vitit 1964 do të vdiste edhe Nora, pjesëmarrësja e të gjitha luftërave të lavdishme të Malësisë për çlirimin e vendit dhe bashkim kombëtar, dhe dëshmitarja e fundit e një tradhtie të madhe me vrasje në pritë të një luftëtari të dëshmuar kombëtar.

Në trend

Më shumë

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori