LAJMI I FUNDIT:

Vrasësit e shqipes

Gjuha është një nga komponentet kryesore që e determinon identitetin kombëtar! Gjuha është shkencë formulat e së cilës mësojnë se si të mbushen me ajër mushkëritë e qenies kombëtare. Gjuha e pastër është e vetmja “vaksinë e qenësishme” kundër elementeve kancerogjenoze në trungun kombëtar. Një shtet dhe një komb i mirëfilltë gjuhën e mbron me ligje dhe me mekanizma adekuate për mbrojtjen e komponenteve të kombëtarisë. Kombëtarizimi i gjuhës reflekton dinjitet

Nisur nga këto vlerësime të pacënueshme që u theksuan në hyrjen e këtij shkrimi, përfaqësuesit shqiptarë që morën pjesë në hartimin e Marrëveshjes së Ohrit, jo vetëm që e mbrojtën gjuhën shqipe por asaj ia siguruan edhe një pozitë të dinjitetshme duke e bindur palën maqedonase që ta pranojë edhe shqipen dhe alfabetin e saj si gjuhë dhe shkrim zyrtar në tërë shtetin.

Më vitin 2002 në pushtet vjen koalicioni LSDM-BDI, liderët e së cilëve gjënë e parë që do ta arrijnë do të jetë parcializimi, deformimi si dhe degradimi i Marrëveshjes së Ohrit. Ali Ahmeti, duke pasur respekt si dhe mirëkuptim për Branko Cërvenkovskit i cili atëbotë gjendej nën presionin e shërbimeve serbe, hoqi dorë nga shumë pika origjinale të Marrëveshjes e në të mirë të maqedonizmës dhe të shtetit klasik unitar! Me këtë rast gjuha shqipe u lejua të flitet vetëm në ato komuna ku shqiptarët përbëjnë njëzet përqindëshin e popullatës së përgjithshme lokale.


Me këtë rast, pala maqedonas haptazi tregoi një urrejtje ndaj gjuhës shqipe, urrejtje këtë që e zyrtarizoi dhe e normatizoi edhe me ligj në Parlamentin e Maqedonisë të cilin me lezet e votuan që të gjithë deputetët shqiptarë të BDI-së. Pra, z. Ali Ahmeti nuk zbaton Marrëveshjen e Ohrit të cilën e garantuan përfaqësuesit e NATO-s dhe të BE-së por zbaton teket, degradimet, qëndrimet si dhe disponimin e palës maqedonase ndaj gjuhës shqipe.

Këto ditë, deputeti i BDI-së, z. Rafiz Haliti, kumtoi një vendim për të punësuar 19 përkthyes shqiptarë që do të merren me përkthim maqedonisht-shqip dhe anasjelltas në Parlamentin e Maqedonisë. I luti të gjithë shqiptarët që të paraqiten tek ai në zyret e Parlamentit, pavarësisht nëse janë edhe me shkollë të mesme, vetëm të dijnë që të komunikojnë! Këtu paradoksi zë e lëshon rrema! Përkthyes me shkollë të mesme! Pavarësisht në e dinë gjuhën shqipe! Ne të gjithë e flasim shqipen por sa e njohim këtë gjuhë?! A e njohim gjuhën e përkthimit dhe cili është ai njohës i shqipes që mendon se di të përkthejë pa e njohur gjuhën jo vetëm të përkthimit por edhe të materies që përkthehet!

Përkthyesit profesionistë e dinë fare mire se çka do të thotë gjuha e materies që përkthehet! Gjuha e përkthimit të poezisë dallon nga gjuha e përkthimit të prozës, e të mos flasim nga gjuha e materies së ekonomisë, filozofisë, finansave, arkeologjisë, sociologjisë, politikës etj. Nuk është akoma e qartë se cili do të jetë ai kriter sipas të cilit do të pranohen përkthyesit shqiptarë në Parlament!

A e njohin shqiptarët shqipen

Ekziston një përshtypje e përgjithshme se shqiptarët janë më të vetëdijshëm për sa i përket kësaj zeje! Nuk i rreken me aq lehtësi profesionit të përkthyesit, sepse, ose për faktin se nuk kanë përvojë profesionale në këtë fushë ose për faktin se nuk janë njohës të denjë të njërës nga gjuhët në të cilën duhet të përkthejnë. Shqipja është një nga gjuhët më të vështira në familjen e saj të cilën nuk mund ta njohin mirë dhe drejt madje edhe profesorët e sotshëm të gjuhës shqipe e lëre më studentët apo ata me shkollë të mesme.

Politikanët duhet rreptësisht të përjashtohen nga e drejta për të folur në emër të gjuhës shqipe apo për të marrur vendime rreth kësaj gjuhe. Pjesa dërmuese e politikanëve tanë, e ministrave, e deputetëve, e funskionarëve, madje, çuditërisht, edhe të pseudoanalistëve, pseudoshkrimtarëve, pseudogazetarëve, të cilëve për momentin po ju ecë mirë puna, janë në nivelin e injorancës në raport me gjuhën shqipe.

Në Maqedoni, përditë e ngapak po vritet gjuha shqipe, madje, edhe me ligj dhe me vendime zyrtare, natyrisht, si pasojë e injorancës së madhe, si pasojë e mungesës së institutit për gjuhën shqipe, si pasojë e mungesës së lektorëve profesionistë dhe, si pasojë e lejimit dhe të publikimit të materieve pa kurrfare kontrolli gramatikor, pa kurrfare sintakse dhe pa kurrfarë njohurisht me gjuhën e shkruar shqipe.

Kjo injaronacë, madje fatkeqësisht edhe politika shovene e mosdurimit të shqiptarëve në administratë, ju ka dhënë të drejtë shumë maqedonasëve që të mbarojnë fakultetin albanologjik, të cilët, si dikur kinezët në Fakultetin e Gjuhës shqipe në Kosovë, notohen me nota dhjetë. Mbarojnë studimet dhe punësohen si përkthyes, fatkeqësisht nga maqedonishtja në shqip dhe, për pasojë kemi doracak për fëmijë me një shqipe të bastarduar, për më keq, kemi edhe udhëzime të ilaçeve në të cilat mund të gjeshë edhe këtë përkthim “dva tri pati na den” – “dy-tre rrugë në ditë”, në vend të “dy-tri herë në ditë”! Fjalën “pat”ose “put” e përkthejnë në “rrugë”, sepse ky është kuptimi në gjuhët sllave!

Maqedonasit me të madhe “po e mësojnë” gjuhën shqipe! Çdo ditë po punësohen si ekspertë të shqipe, ndërkohë që shqiptarët përjetojnë orgazëm tek e dëgjojnë një maqedonas se si flet shqip, pavarësisht se ajo e folur në fakt është një atentat klasik mbi gjuhën shqipe! Asnjë vendim, asnjë institucion, apo, më së paku, asnjë iniciativë për ta mbrojtur gjuhën shqipe në Maqedoni, ku shqiptarët, për shkak të tendencave permanente sllave për asimilim, para se t’i shqiptojnë fjalët janë të detyryar që së pari të mendojnë maqedonisht e pastaj të flasin apo të shkruajnë shqip. Ndaj dhe kemi një sintaksë hibride, të papranueshme, të refuzueshme.

Doracak për mrbojtjen e gjuhës

Nga ana tjetër, ky (anti)standard nuk vlenë për gjuhën maqedonase! Përveçsqë për drejtshqiptimin dhe drejtshkrimin e gjuhës maqedonase kujdesen institucionet përkatëse shkencore, këtu është edhe ligji! Këtë vit u miratua ligji që e degradoi gjuhën shqipe por u miratua edhe ligji për gjuhën maqedonase. Me këtë ligj sanskionohen të gjithë ata që gabimisht e shkruajnë gjuhën maqedonase, sanskionohen të gjitha ato shtëpi botuese që lejojnë të botohen libra maqedonase pa lekturë, sanskionohen të gjithë ato redaksi që e shkruajnë apo e flasin gjuhën maqedonase me gabime gramatikore, morfologjike e sintaksore.

Për lektorë nuk mund të punësohen autodidaktë, lektorë amatorë, apo në variantin më të mirë, njerëz që kanë kryer letërsinë apo maqedonistikën! Lektorë mund të punësohen vetëm ata persona që pas studimeve në fakultetet e gjuhës maqedonase do ta kalojnë edhe provimin e lektorit i cila mbahet në Intitutin e Gjuhës Maqedone por që finansohet nga Ministria e Kulturës. Për këtë provim çdi vit kjo Ministri ndanë nga 3 milion denarë (mbi 18 mijë euro) honorare për profesorë të cilët në çdo afat të provimeve nuk kalojnë më tepër se një-dy kandidatë, që do të thotë se kriteriumi është shumë i rreptë!

E çka ndodhë me gjuhën shqipe! Jo që nuk mbrohet të paktën nga profesorët por as nga mediat e as nga institucionet kombëtare apo shtetërore. Këto ditë, qeveria aktuale ka urdhëruar Agjensionin për nëpunësa shtetërore që prej vitit të ardhshëm të organizojë kurs për të gjithë nëpunësit për drejshkrimin dhe drejtshqiptimin e maqedonishtes.

Nga viti i ardhshëm duhet që çdo ministri të punësojë lektorë të gjuhës maqedonase. Pra, favorizohet një gjuhë hibride, një gjuhë që nuk është folur kurrë më parë se 40-50 vjetë ndërsa anashkalohet një gjuhë e cila në grupin e vet familjar të gjuhëve lirisht mund të vlersohet si gjuhë më e vjetra në rajonë, si një trashëgimi kulturore botërore! Shqipen po e vrasin edhe maqedonasit edhe shqiptarët.

Maqedonishten nuk guxojnë ta vrasin! Do të ndëshkohen të gjithë ata që nuk do ta shkruajnë mirë maqedonishten! Do të ndëshkohen sipas ligjit aktual të cilit i dhanë dritë jeshile edhe deputetët shqiptarë të BDI-së. Mjerë ata mësues shqiptarë të cilët do të gabojnë gjuhësisht përgjatë mbajtjes së evidencës pedagogjike në maqedonisht nëpër ditaret shkollore. Jo njëherë maqedonasit, madje që nga premieri e deri te portiri më i thjeshtë thonë se, gjuha maqedonase është “gjuhë e shenjtë”.

Sipas kësaj “të shenjtë” do të anatemohen të gjithë ata shqiptarë që do ta përdhosin këtë gjuhë!

Në trend

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Magazina
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij

Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Kalo në kategori