LAJMI I FUNDIT:

Vranët dhe me diell, mëngjeset me mjegull

Vranët dhe me diell, mëngjeset me mjegull
Foto: Arkiv

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe do të ketë intervale me diell.

IHK njofton se në mëngjes parashihet që në shumë territore të ketë mjegull.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius.


Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes, veriperëndimit dhe jugperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë. /Telegrafi/